spot_img
HomeBUJKUKryetari Latifi nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancim në bashkëpunim me IADK-në

Kryetari Latifi nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancim në bashkëpunim me IADK-në

spot_img

Sot, në takim me Drejtorin Ekzekutiv të Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës IADK, z. Zenel Bunjaku, pranuam Aneks Marrëveshjen për bashkëfinancim mes Komunës së Rahovecit dhe IADK-së.

Marrëveshja ka për qëllim realizimin e bashkëfinancimit dhe mbështetjes së përfituesve potencial në kuadër të projektit për përfituesit të cilët janë rikthyer në komunën e Rahovecit.

Përgjatë vitit 2019 kemi përkrahur 15 përfitues të rikthyer nga komuna e Rahovecit. Të rikthyerit janë mbështetur me serra, inpute përcjellëse, fidane të perimeve, mekanizma bujqësorë dhe materiale tjera të nevojshme për zgjerim të sipërfaqeve punuese në shumë sektorë.

Si rezultat i bashkëpunimit transparent dhe të suksesshëm, Komuna e Rahovecit dhe IADK vlerësojnë që ende ka të rikthyer që mund të mbështeten në kuadër të këtij projekti.

Ne u jemi pranë atyre që duan të jetojnë nga toka dhe puna e tyre, ngaqë ajo ka vlerë shumë të çmuar!

SL

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme