spot_img
HomeEKONOMIKryeministri Haradinaj: Dogana e Kosovës ka mbledhur mbi 65 për qind të...

Kryeministri Haradinaj: Dogana e Kosovës ka mbledhur mbi 65 për qind të buxhetit

spot_img

“Është me rëndësi të theksohet se dogana si institucion ka mbledhur për buxhetin e vendit mbi 65 për qind të buxhetit në total. Janë 582 pjesëtarë të agjencisë së doganave dhe misioni i tyre është një mision me të vërtetë i rëndësishëm, pra nuk është vetëm punë e zakonshme, është buxheti, është siguria kombëtare, por janë edhe të gjitha ato informatat e nevojshme për trendët ekonomike”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite pune në Doganën e Kosovës.

I pritur nga Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha, dhe i shoqëruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, kryeministri Haradinaj tha se qëllimi i vizitës sot, është shprehja  e mirënjohjes dhe falënderimit, por edhe përkrahja e Qeverisë.

“Erdha për t’i falënderuar dhe shprehur përkrahjen time, e po ashtu edhe mirënjohjen për punën që e bëjnë, e njëkohësisht edhe për t’ua kërkuar rritjen e parametrave, sepse kjo është në interesin e të gjithëve. Po bëhen 20 vjet të ekzistencës sonë si shtet, edhe të sistemit doganor, pra vitin që vjen sistemi doganor i bën 20 vjet”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Haradinaj.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ishte kënaqësi që sot bashkë me kryeministrin Haradinaj të vizitojnë njërin nga institucionet më të rëndësishme të shtetit dhe njërin nga kontribuesit më të mëdhenj të buxhetit të Kosovës.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha, pasi falënderoi kryeministrin për vizitën e sotme, tha se e njoftoi atë për punët që i kanë bërë në vitin 2018 dhe të arriturat që i kanë  pasur në fushën e të hyrave, luftën e ekonomisë informale, krimit transkufitar të kontrabandës por edhe shumë procese, siç janë reformat që është duke i zhvilluar dogana./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme