Kreditë për Agjencinë për financa në Kosovës (AFK), Trustin KEP (KEP), Kreditimin Rural të Kosovës (KRK) përbëjnë pjesë të strategjisë së gjerë të IFC-së dhe GAFSP për mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat në fushën e agribiznesit në Kosovë nëpërmjet rritjes së financimit për ndërmarrjet mikro dhe të vogla. Sektori i bujqësisë aktualisht nuk shërbehet mjaftueshëm nga bankat, duke iu limituar zhvillimin bizneseve të vogla dhe fermerëve.

“Angazhimi i tre IMF-ve lidere për të arritur një ndikim sistemik është qenësore për përfshirjen financiare të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në Kosovë. Ndihma e ofruar me financim këtyre bizneseve të vogla nëpërmjet mikrofinancimit paraqet një prej mënyrave më direkte të IFC-së për të luftuar varfërinë dhe për të zhvilluar ndërmarrjet private, sidomos ato në sektorin e bujqësisë”, tha Thomas Lubeck, menaxher rajonal i IFC-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Financimi i IMF-ve përbëhet prej tri pakove të pasiguruara të shkrira të financimit nga Dritarja e Sektorit Privat e IFC-së dhe GAFSP:  2 milion euro për AFK, 4 milion euro për KEP, dhe 3 milion euro për KRK. Secila prej kredive është e ndarë baras në mes IFC-së dhe GAFSP. Gjithashtu, GAFSP është duke e mbështetur një projekt për Shërbimet e këshillimit për të ngritur kredidhënien për bujqësi në Kosovë.

“Në një segment të shërbyer jo mjaftueshëm nga bankat, mbështetja e IFC-së dhe GAFSP është çelësi i qëndrueshmërisë së bizneseve të klientëve tanë në Kosovë”, tha Vahdet Anadolli, shef ekzekutiv i AFK-së.

“Kjo kredi do ta ngrit ndjeshëm kapacitetin tonë kredituese për t’i dhënë kredi bujqve në Kosovë. Një pjesë e konsiderueshme e portofolit tonë kreditor i është caktuar ndërmarrjeve të vogla dhe mikro në agrobiznes dhe bujqësi”, tha Shpend Nura, shef ekzekutiv i KEP.

“Segmenti i klientëve të financuar nga KRK, kryesisht fermerë me hyrje të ulëta e të parregullta të parave , janë të kategorizuar si klientë me rrezik të lartë dhe nuk janë nën synimin e bankave. Ne luajmë një rol kritik për t’u siguruar që ata të kenë qasje në fonde për të gjeneruar të hyra dhe për të krijuar vende punë të reja”, tha Lulzim Sadrija, shef ekzekutiv i KRK.

Të tri IMF-të janë klientë ekzistues të IFC-së, ku AFK dhe KEP janë pranues të kredive nga Dritarja e Sektorit Privat për vitin 2018 e IFC dhe GAFSP për mbështetjen e veprimtarisë së kreditimit të sektorit bujqësor.