spot_img
HomeBUJKUKrasitja e pemëve

Krasitja e pemëve

spot_img

Krasitja është artë i ndryshimit natyror të rritjes së pemës me qëllim të krijimit të kurorës dhe futjes sa më herët në frutdhënie dhe arritjen e rendimenteve të synuara.

Me këtë masë pomoteknike arrijmë të kemi një baraspeshë në mes të rritjes vegjetative dhe frutdhënies së rregullt.

Krasitja shërben edhe si masë në krijimin e kurorave dekorative të cilat kryesisht i gjejmë në parqe, oborre e  kopshte të ndryshme.

Para se të fillojë operacionin e krasitjes personi që ndërmerr këtë veprim duhet të ketë njohuri për pemën apo pemishten që do të krasit, pasi që krasitja nuk mund të përshkruhet si një shabllon me të cilin do të veprojmë njëjtë me të gjitha pemët.

Në bazë të kohës kur kryhet krasitja kemi dy lloje të krasitjes:

1. Krasitja dimërore (krasitja themelore apo në pjekuri).

2. Krasitja verore (krasitja plotësuese apo në të gjelbërt).

Krasitja  dimërore kryhet nga periudha e rënies se gjetheve e deri në fillim të vegjetacionit, mirëpo periudha me e mirë është para fillimit të lëvizjes se lëngjeve në pranverë të hershme.

Krasitja verore kryhet prej krijimit të masës gjethore e deri në rënien e gjetheve

Cikli jetësor i pemëve është mjaft i gjatë dhe secila periudhë ndryshon nga periudha tjetër prandaj krasitja duhet përshtatur me secilin cikël jetësor që e kalon bima.

Ciklet kryesore nëpër të cilat kalojnë bimët janë:

1. Periudha e rinis

2. Periudha e frutifikimit dhe

3. Periudha e pleqërisë

Periudha e rinis karakterizohet me rritje të masës vegjetative dhe formim të kurorës së planifikuar sipas agronomit apo menaxherit të pemishtes i cili do ta përshtat kurorën me distancat e mbjelljes, nënshartesën, mbishartesën dhe faktorët tjerë dhe si përfundim do ta përgatit pemën që sa më herët të hyjë në frutdhënie.

Periudha e  frutifikimit është periudha me e gjatë në të cilën do të kaloj bima.

Gjatë kësaj periudhe degët primare dhe sekondare zakonisht përmes krasitjes se rregullt mirëmbahen sipas sistemit të projektuar, duke i përtërirë degëzat frutore dhe ato jo frutore, si dhe duke përtërirë  udhëheqësit qendror me një llastar anësor për t’i ndalë hovin e zhvillimit.

Krasitësi  duhet të tenton që të siguron balancim në mes të rritjes vegjetative dhe frutifikimit në mënyrë që të kemi rendimente të larta, frutdhënie të rregullt dhe kualitet të mirë të frutave.

Periudha e fundit e ciklit jetësor të bimëve është periudha e pleqërisë gjatë kësaj periudhe krasitësi duhet eliminuar pjesët e dëmtuar dhe të vjetra, në këtë mënyrë do të stimulon zhvillimin e llastarëve të ri të cilët do të përdoren për riformimin e kurorës dhe kthimin në prodhim të bimës.

Krasitja është masë pomoteknike që ka ndikim në shumë procese jetësore të bimëve siç janë:

1. Procesi i fotosintezës

2. Baraspeshën energjetike të pemës

3. Diferencimin e sythave lulor

4. Frutifikimin dhe

5. Qëndrueshmërinë ndaj temperaturave të ulëta gjatë qetësisë dimërore.

Ndikimi i krasitjes në procesin e fotosintezës

Elementet ushqyese që i merr pema nga toka dhe ajri përpunohen nga gjethet e pemëve nga forma inorganike në formë organike, siç janë: sheqeri, yndyrat dhe proteinat.

Për marrjen e karbonit nga ajri pemët shërbehen nga kokrrat e gjelbërta të klorofilit, të cilat nën ndikimin e rrezeve të diellit krijojnë sheqerin-gjegjësisht amidonin.

Ky proces i krijimit të sheqerit nën ndikimin e energjisë diellore quhet Fotosintezë.

Që ky proces të kryhet në nivel optimal bimës i duhet të ketë depërtim të mjaftueshëm të energjisë diellore, ketë ndriçim do të ia mundësoj pemëtari me zgjedhjen e distancave të përshtatshme për mbjellje, në bazë të kultivarëve dhe nënshartesave, si dhe krasitjes adekuate që do të aplikoj çdo  vit në pemishte.

Baraspesha energjetike e pemës

Me termin baraspeshë të përgjithshme energjetike nënkuptojmë sasinë e energjisë se re organike, të krijuar gjatë një periudhe vegjetative, për arritjen e rendimenteve të planifikuara  dhe krijimin e rezervave tjera ushqimore të akumuluara, të cilat nevojiten për diferencimin e sythave frutor për vitin tjetër.

Kjo baraspeshë do të arrihet me plotësimin e masave tjera agroteknike si dhe gjatë krasitjes dimërore të lihen numër i mjaftueshëm i llastarëve me sytha frutore dhe vegjetativ, ndërsa gjatë krasitjes verore të bëhet rrallimi i frutave kur paraqitet mbi ngarkesa e pemëve, në mënyrë që pema të jetë në gjendje të rritë masën frutore dhe të krijoj sythat frutor për vitin tjetër që të ketë frutdhënie të rregullt.

Ndikimi i krasitjes në diferencimin e sythave lulor

Gjatë periudhës vegjetative bimët përveç rritjes se llastarëve, lulëzimit dhe frutifikimit duhet që të kujdesen edhe për diferencimin e sythave frutor për vitin tjetër.

Kjo periudhe për shumicën e pemëve është gjysma e qershorit, në ketë periudhë sythat e formuar të gjethit fillojnë të formohen apo diferencohen në sytha frutor.

Me anë të krasitjes që kemi kryer si në periudhën dimërore ashtu dhe verore arrihet që të realizohet një këmbim optimal i materieve të krijuar dhe në këtë mënyrë sigurohet sasi e nevojshme e energjisë që të diferencohen sythat frutor për vitin tjetër.

Ndikimi i krasitjes në frutifikim

Nga tradita e pemëtarëve është vërejtur që pemët me bujshmëri të lartë kanë rendimente më të ulëta, ndërsa pemët me bujshmëri mesatare dhe bujshmëri të ulët kanë rendimente më të larta.

Nga kjo që u tha me lartë vijmë në përfundim se rritja e madhe vegjetative dhe frutdhënia janë në raport të zhdrejtë.

Ky antagonizëm në mes të rritjes dhe frutifikimit vërehet zakonisht në pemishtet me bujshmëri shumë të madhe, sidomos kur tokat janë të pasura me materie, minerale dhe nga mos dija plehërohen me doza të larta të plehut.

Arsyeja tjetër e frutifikimit të dobët të këtyre pemishteve është se do të ketë rritje të madhe të masës vegjetative dhe do të ketë mungesë të ndriçimit, si rezultat i krijimit të materieve organike do të jetë në nivel me të vogël dhe kjo sasi e materieve organike do të shfrytëzohet për rritjen e masës së re gjethore.

Ndikimi i krasitjes në qëndrueshmërinë ndaj temperaturave të ulëta gjatë qetësisë dimërore  

Forcat motorike me të cilat mbrohet pema nga temperaturat e ulëta gjatë periudhës së qetësisë dimërore mbështetët në koncentracionin e shtuar mbrojtës me materie organike të akumuluara në indet dhe lëngun qelizor.

Shkaktarët kryesor në koncetracionin e zvogëluar të materieve organike mbrojtëse janë ngarkesa jo proporcionale e pemës me rendiment në raport me sipërfaqen  gjethore.

Krasitja e ashpër dhe e mjaft e butë i bënë bimët mjaft të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta.

Plehërimet azotike me doza të mëdha pas datës 15 qershor, ose ujitjet e tepruara, këto aktivitetet ndikojnë në zgjatjen e llastarëve të rijnë të cilët do të hyjnë në periudhën dimërore pa u drunjëzuar  dhe shumë lehtë mund të dëmtohen

Si përfundim krasitësi duhet të angazhohet sa me tepër të njeh karakteristikat biologjike dhe fiziologjike të secilës pemë që e kultivon si dhe të ketë njohuri mbi parimet dhe teknikat e kryerjes se krasitjes si masë pomoteknike, si një kusht i domosdoshëm që krasitja të jetë efektive dhe të ndikoj pozitivisht së bashku me masat tjera në arritjen e synimeve tona si  pemëtar./Gazeta Bujku

Autor: Gëzim Murseli – Agronom / Njohës i pemtarisë

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme