spot_img
HomeBUJKUKrasitja e hardhisë gjatë stinës se dimrit

Krasitja e hardhisë gjatë stinës se dimrit

spot_img

Krasitja dimërore ndërmerret pa pengesa, në ato regjione ku hardhia gjatë dimrit nuk mbulohet.

Duke e marrë parasysh që mbuloja dhe shploja e hardhisë është një masë agroteknike e shtrenjtë, kjo masë gjithnjë e më pak ndërmerret edhe në ato regjione ku dimrat janë të ftohtë e me ngrica.

Hardhia është më e rrezikuar në tokat ranore, ku shpesh bëhet dëmtimi i sythave dhe llastarëve të rijnë.

Zgjedhja e varieteteve rezistuese të hardhisë nga ngricat e dimrit, si dhe zgjedhja e sipërfaqeve tokësore më të përshtatshme për ngritjen e vreshtës, është puna më e preferueshme, për shkak se me këto kushte ndikojmë në zvogëlimin e dëmtimit të hardhisë, nga ngricat e forta dimërore.

Në regjionet me dimra shumë të ftohtë e me ngrica të përhershme, nuk preferohet mbjellja e hardhisë.

Thjesht krasitja vjeshtore dhe dimërore, më së shpeshti ndërmerren në sipërfaqe të mëdha vreshtare.

Orientimi në krasitjen vjeshtore dhe dimërore ndërmerret, përveç tjerash, edhe nga nevoja organizuese praktike, me qëllimin bazë, që krasitja të përfundojë me kohë, d.m.th, para aktivizimit dhe lëvizjes së lëngjeve në hardhi.

Në këtë mënyrë, krasitja e hardhisë vazhdon nga vjeshta, dimri, duke përfunduar herët në pranverë.

Përgatiti: Rexhep Kryeziu / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme