spot_img
HomeBUJKUKonsumoni prodhime vendore, ndihmojini fermerët tanë!

Konsumoni prodhime vendore, ndihmojini fermerët tanë!

spot_img

Konsumoni prodhime vendore, ndihmojini fermerët tanë!

Shkruan: Hasan Vuqiterna

Situata e krijuar si shkak i virusit COVID-19, ka vështirësuar tej mase prodhimet e fermerëve të cilat po përballen me kthimin e mjeteve të investuara në fermat e tyre. Jo rrallëher ata gjinden në këso lloj situate, pasi që një e tillë shpesh e bënë që djerësa e tyre të humbet pa ndonjë zgjidhje. Kostoja e investuar deri më tani nëpër fermat e tyre nuk është edhe aq e vogël dhe e përballueshme nga kursimet vetanake.

Ashtu si të tjerët që janë duke kontribuar në këtë kohë te pandemisë, vlen të theksohet që edhe fermerët janë duke ndihmuar në mënyrën e vetë, duke na siguruar ushqime të shëndetshme si fruta – perime dhe produkte bylmeti për të gjithë ne.

Prandaj vetëdijësimi ynë në këto kohë do të ndihmonte mjaftë mirë, jo vetëm fermerët prodhues por edhe ekonomin e vendit. Konsumimi i produkteve vendore do të forconte imunitetin tuaj si dhe do të ulte sado pak humbjet të cilat janë duke ju shkaktuar sektorit të bujqësisë. Kjo metodë është duke u aplikuar edhe ne vendet e tjera të botës, Italia, Franca, Spanja, Greqia, Gjermania etj, në mënyrë që të nxisin konsumimin e produkteve vendore.

Ushqehu shëndetshëm, ndihmo fermerin! Përdorni produkte Made in Kosova!

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme