spot_img
HomeBUJKUBlegtoriKomuna e Shtimes shpërndau mëshqerra për fermerë

Komuna e Shtimes shpërndau mëshqerra për fermerë

spot_img

Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik së bashku me Organizatën e Zhvillimit Rural “Mëshqerra”, kanë bërë shpërndarjen e 31 mëshqerrave, duke finalizuar me sukses këtë aktivitet të madh të DZHE-së.

Të pranishëm në shpërndarje ishin drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik Fitim Hoxha së bashku me zyrtarë nga sektori i bujqësisë dhe me Florentina Kida-Gërguri nga OZHR ” Mëshqerra” me stafin e saj.

Drejtori Hoxha falënderoi drejtoreshën Kida-Gërguri duke u bë mirënjohës për projektin në fjalë, ku ai tha: “Bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Shtimes dhe Organizatës së Zhvillimit Rural “Mëshqerra” sa vie e shtohet duke ju mundësuar kështu fermerëve të komunës sonë mundësi më të mira me rastin e përfitimit të mëshqerrës”, ka thënë drejtori Hoxha.

Drejtoresha Florentina Kida-Gërguri nga OZHR “Mëshqerra” në anën tjetër ka thënë se: “I uroj të gjithë
fermerët përfitues të projektit në Shtime, uroj që edhe në vazhdim do të kemi projekte të tilla të rëndësishme në përmirësimin e gjendjes së fermerëve edhe në zonat rurale në gjithë territorin e Kosovës. Do të vizitojmë fermerët përfitues që të marrin më shumë njohuri rreth kafshëve të tyre dhe aspektet të tjera në menaxhimin e fermave të vogla me lopë qumështore”./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme