spot_img
HomeBUJKUKomuna e Rahovecit në fazën e pestë shpërndan edhe 53 mekanizma

Komuna e Rahovecit në fazën e pestë shpërndan edhe 53 mekanizma

spot_img

Sot, Komuna e Rahovecit, respektivisht drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka bërë shpërndarjen e fazës së 5-të të mekanizmave bujqësorë.

Në këtë fillimvit, nga kjo fazë e shpërndarjes, 53 fermerë kanë përfituar mekanizma bujqësorë, të cilët përfshijnë:

🔷️ 53 pajisje:
🔹️ 10 freza me gjatësi 3 metër,
🔹️ 6 freza me gjatësi 1.8 metër,
🔹️ 5 freza me gjatësi 1.6 metër,
dhe
🔹️ 32 mulqere të hardhive.

Gjatë fazës tjetër të shpërndarjes, e cila pritet të bëhet në fillim të muajit shkurt, do të shpërndahen motokultivatorë.

Bujqësia ishte dhe mbetet prioritet i yni, si një ndër sektorët kryesor të cilët kontribuojnë dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, prandaj përkrahja e fermerëve është e një rëndësie të veçantë.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme