Komuna e Rahovcit fton të gjithë fermerët e dëmtuar në kulturat bujqësore nga ngricat pranverore që të lajmërohen në zyrat e komunës për t’i vlerësuar dëmet në bujqësi.
“Të gjithë fermerët e interesuar të cilët i janë dëmtuar kulturat bujqësore si shkak i ngricave pranverore, që kanë mbizotëruar ditëve të fundit, fermerët duhet të paraqiten në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë, për të bërë kërkesën për vlerësimin e dëmit në bujqësi”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Komunës së rahovecit./Gazeta Bujku