spot_img
HomeBUJKUBlegtoriKomuna e Prizrenit ndanë 99 lopë qumështore për fermerët

Komuna e Prizrenit ndanë 99 lopë qumështore për fermerët

spot_img

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sot ka bërë ndarjen e lopëve qumështore për blegtorët përfitues të komunës së Prizrenit nga projekti “Furnizimi i blegtorëve me lopë qumështore”.

Me rastin e ndarjes së lopëve qumështore tek përfituesit, prezentë ishin edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari Eshref Memaj dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani.

Për këtë projekt kanë aplikuar gjithsej 193 aplikues, ndërsa përfitues janë përzgjedhur 99 sosh sipas vlerësimit të komisionit, i cili është bazuar në kriteret e përcaktuar nga thirrja e hapur publike.

Blegtorët përfitues kanë participuar në këtë projekt me 35%, ndërsa pjesa tjetër i ka takuar Komunës së Prizrenit.

Në krahasim me vitin e kaluar, numri i përfituesve nga ky projekt sivjet është rritur për rreth 20%.

Listën e përfituesve e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/Furnizimi-me-Lope-Qumeshtore-per-2… /Gazeta Bujku    

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme