spot_img
HomeBUJKUKomuna e Prishtinës ndan 400 mijë euro për fermerët që kanë pasur...

Komuna e Prishtinës ndan 400 mijë euro për fermerët që kanë pasur dëme nga reshjet atmosferike

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka lajmëruar se sot janë ndarë 400 mijë euro për fermerët e kryeqytetit që kanë pësuar humbje nga dëmet që kanë pasur nga reshjet.

Ahmeti tha edhe pse dëmet vlerësohen rreth 600 mijë euro, por mundësitë e komunës janë vetëm 400 mijë euro.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Sivjet fermerët e Prishtinës kanë pësuar humbje të mëdha nga të rreshurat. Kur ja shtojmë kësaj edhe krizen ekonomike, atëherë gjendja është e vështire.

Krahas granteve të rregullta, sot ndajmë edhe 400,000 euro për fermerët e Prishtinës për dëmet nga rreshjet. Komisioni ka bërë vlerësimin qe disa muaj (në total 600,000) por kjo është mundësia jonë.

Kjo është e para herë në shumë vite që Komuna ndihmon me dëme por kësaj radhe edhe për shkal të ekonomisë ishte e domosdoshme./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme