spot_img
HomeBUJKUKomuna e Ferizajt shpërndan 330 koshere të bletëve të llojit më të...

Komuna e Ferizajt shpërndan 330 koshere të bletëve të llojit më të avancuar

spot_img

Për herë të parë në Republikën e Kosovës, Ferizaj nisi shpërndarjen e 330 koshereve të bletëve të llojit më të avancuar

Ferizaj po bën dallim në mesin e të gjitha komunave në shpeshtësinë e mbështetjes për bujqit e fermerët ferizajas. I tillë ishte edhe sot, aksioni i cili po realizohet për herë të parë në Republikën e Kosovës në shpërndarjen e 330 koshereve të bletëve të llojit më të avancuar. E një ngjarje e tillë u ndoq nga vet i pari i Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar edhe nga drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se me shpërndarjen e 330 koshereve të bletëve po i jepet një mbështetje e fuqishme këtij sektori profitabil për ekonomitë familjare.

Image may contain: 1 person

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë shpërndau sot 330 kosheret e bletëve, projekt ky që kap vlerën afro 40,000 euro. Kosheret janë të kombinuara nga druri dhe plastika, lehtë të përdorshme dhe mjaft ekologjike të cilën cilësi ia garanton materiali me të cilin është punuar kosherja.

No photo description available.

Përfitues të koshereve të bletëve janë 108 qytetarë me nga 1-5 koshere varësisht ngga numri i bletëve që kanë. Numri i shoqërive të bletëve në Ferizaj është rreth 10,000 sosh./Gazeta Bujku

Image may contain: one or more people, shoes and outdoor

Image may contain: 1 person

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme