spot_img
HomeBUJKUKomuna e Ferizajt fton fermerët të aplikojnë për subvencione

Komuna e Ferizajt fton fermerët të aplikojnë për subvencione

spot_img

Komuna e Ferizajt gjatë këtij viti ka planifikuar t’i përkrahë fermerët e vet me gjithsej 300 mijë euro subvencione në këmbim të pajisjeve të ndryshme për punë.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Komunës së Ferizajt në bazë të vendimit nr. 11708 të datës 01.02.2019 në përkrahje të zhvillimit të bujqësisë për vitin 2019 do të bëjë: Subvencionimin e fermerëve për ngritjen e serrave. Subvencionimi do të bëhet për ngritjen e 80 serrave në sipërfaqe prej 50m2 dhe 10 serrave me sipërfaqe prej 300m2.

Në këtë subvencionim përfshihet komplet konstruksioni i serrës, folija, sistemi i ujitjes pikë-pikë, transporti dhe të gjitha punët rreth montimit të serrës.

Subvencionimi për ngritje të serrave do të realizohet me pjesëmarrje të fermerëve 25 për qind dhe Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë me 78 për qind të vlerës.

Përfitues mund të jenë fermerët që i plotësojnë këte kritere:

– Të jetë banor i komunës së Ferizajt.

– Parcela ku do të ngritët serra duhet të jetë në territorin e komunës së Ferizajt,

– Të ketë aplikuar sipas kushteve të kërkuari,

– Të jetë i gatshëm të paguaj pjesëmarrjen me 25 për qind të vlerës.

– Të posedoj tokë të përshtatshme për kultivimin e perimeve në serra.

– Të ketë mundësinë për ujitje.

Fermerët e interesuar për ngritjen e serrës do të aplikojnë në Zyrën Pritëse- kati përdhes- Kuvendi Komunal Ferizaj.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

–  Fotokopjen e letërnjoftimit:

–  Fletë aplikacionin c plotësuar (merret në Zyrën Pritëse):

– Dëshminë kadastrale për pronësi (fletën posedues origjinal:

– Diplomë apo ndonjë certifikatë trajnimi në lëminë përkatëse nëse posedoni:

Afati për aplikim fillon nga data 04.03.2019 deri më 19.03.2019. /Gazeta Bujku

Image may contain: text

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme