spot_img
HomeBUJKUKolapsi i bletëve

Kolapsi i bletëve

spot_img

Ky është një fenomen, në të cilin bletët punëtore ,në një koloni papritmas zhduken. Zhdukje të tilla kanë ndodhur gjatë gjithë historisë së bletarisë. Termi kolaps që ka kuptimin e çrregullimeve të kolonisë u përdor së pari në Amerikën e Veriut. Ku u vërejtën humbje “ pa nishan” të një numerike të madh të kolonive në fund të vitit 2006. Kolapsi i kolonisë paraqet një rëndësi ekonomike.

Kjo për arsye:

1- Humbje masive të kolonive dhe prodhimit të tyre 2-Shumica e bimëve të kultivuara bujqësore në mbarë botën pjalmohen ekologjikisht nga bletët. 3-3- Pikërisht edhe për shkak të rolit të madh që bletët të luajnë në riprodhimin e komuniteteve bimore të egra.

Bletarët Evropian kanë vërejtur fenomene të ngjashme në: Belgjikë, Francë, Hollandë, Greqi, Itali, Portugalia, Spanjë etj,. Raportet e para erdhën edhe nga Zvicra dhe Gjermania, megjithëse në një shkallë më të ulët , ndërsa në Irlandën e Veriut raportet tregojnë një rënie më të madhe se 50 për qind. Fenomene të tilla ka patur dhe tek ne, por ende të pa evidentuar se sa është humbja.

Shkaqet e mundshme

Shkaqet e mundshme të identifikuara janë të shumëfishta. Në vitin 2007, disa autoritete ia atribuan problemin faktorëve biotik të tilla si janë: parazitozat (rriqrat varroas, trachealis) dhe sëmundjet (d.m.th. patogjenët duke përfshirë Nosemën dhe virusin e paralizës akute të Izraelit). Shkaqe të tjera të propozuara përfshijnë rrethana mjedisore si : ndryshimi lidhur me streset, kequshqyerja, ushqime gjenetikisht të modifikuara, pesticide ( sistemet neonicotinoids të tilla si clothianidin dhe imidacloprid) dhe bletaria migratore. Mundësi të cilat më shumë janë spekulative kanë përfshirë edhe rrezatimi në valëve elektro manjetike etj.

Studiuesit kanë ardhur në përfundim që kolapsi mund të jetë për shkak të një kombinimi të disa faktorëve dhe se asnjë faktor i vetëm nuk mund të jetë shkaku. Raporti më i fundit (USDA – 2010). Deklaron se “bazuar në analizat e mostrave në rastet fillestare të grumbulluara (të prekura nga kolapsi apo të paprekura), raportet kanë vënë në dukje numrin e madh të viruseve patogjene, mbetje të pesticideve dhe parazitë të pranishëm në kolonitë me kolaps, dhe nivelet të ulëta në kolonitë pa-kolaps. Kjo tregon se një kombinimi i stresues mjedisore mund të nis një ujëvarë të ngjarjeve dhe të kontribuojnë në një koloni ku bletët punëtore të dobësuar janë më të ndjeshëm ndaj dëmtuesve dhe patogjeneve “. Në vazhdim të kërkimeve shkencëtarët njoftuan se kishin identifikuar një bashkë- infeksion nga një virus dhe kërpudha të Nosema ceranae në të gjitha kampionët e kolonive me kolaps.

Shkaqet të tjera :

-edukate selektive komerciale. -diversitetit gjenetik i humbur në bletarinë industriale.

-Kequshqyerja, patogjenet dhe teoritë mungesës së imunitetit.

– Varroa dhe virusi paralizës akute (izraeli).

-Nosema dhe kombinimet virale dhe fungale.- Pesticidet, Antibiotikët dhe miticidet.

-Bletët migratore.

-Udhëtimet e gjata,shtegtimet.

-Rrezatimi elektromagnetik, Menaxhimi, Shoqëria kultura dhe Ekonomia.

Por në shkaqet e mundshme do të veçojmë stresin në bletë 

Stresi…

Stresi tek bletët nuk njihet ende mirë. Që të vlerësohen më mirë ndikimet e elementëve stresuese tek bletët, kemi nevojë të dimë akoma më tepër rreth biologjisë së bletëve.

Për atë pjesë të jetës dhe marrëdhënieve që nuk është dukshme.

Megjithatë, le të ekzaminojmë në detaje çfarë dimë, si dhe të përcaktojmë burimet e mundëshme të stresit në bletë. Bletët janë insektet sociale, që do të thotë që ato jetojnë në bashkësi të mëdha, të mirë harmonizuara-në një sërë detyrash komplekse. Ato dallohen nga praktikat e turmave të insekteve të vetmuara. Komunikim i gjithanshëm, ndërtimi i foleve, kontrolli i mjedisit, mbrojtjes, dhe ndarja e punës janë vetëm disa nga sjelljet që bletët kanë zhvilluar të ekzistojnë me sukses në koloni sociale. Këto sjellje interesante i bëjnë insektet sociale në përgjithësi, dhe bletët në veçanti, në mesin e krijesave më interesante në tokë.

Një koloni blete zakonisht përbëhet nga tre llojet e bletëve të rritura: Punëtoret, meshkujt, dhe Mbretëresha. Disa mijëra bletët punëtore bashkëpunojnë në ndërtimin e folës, mbledhjen e ushqimit, pjelljen, rritjen etj. Çdo anëtar ka një detyrë të caktuar për të kryer, në lidhje me moshën e saj. Për të mbijetuar dhe riprodhuar duhet përpjekja e kombinuara e tërë kolonisë . Bletët individuale (punëtorë, meshkuj, dhe Mbretëresha) nuk mund të mbijetojnë pa përkrahjen e marrëdhëniet harmonike si koloni, (një e tërë.)

Përveç mijëra punëtorëve të rriturve, një koloni normalisht ka një Mbretëreshë të vetme dhe disa qindra meshkuj, gjatë fund të pranverës dhe verës. Struktura shoqërore e kolonisë ruhet nga prania e mbretëreshës dhe punëtorëve dhe varet nga sistemi efektiv i komunikimit. Shpërndarja e feromoneve kimike në mesin e anëtarëve dhe “vallet” karakteristike komunikuese, janë përgjegjëse për kontrollimin e aktiviteteve të nevojshme për mbijetesën e kolonisë. Në se për shkaqe të njohura apo të panjohura do të dëmtohet një nga hallkat e kësaj harmonie hyjnore, kolonia kalon në një gjendje stresuese që është faktori bazë për çrregullimet kryesore të kolonisë që njihet me emrin kolaps. Sistemet e mbarështimit të bletëve sot, po ndikojnë negativisht në proceset biologjike normale të vetë bletëve. Por, shumë pak bletërritës shtrojnë pyetjen: pse ndodh kjo?

Bleta, që të mbijetojë, ka nevojë për një ambient natyral në koshere sa më tepër që të jetë e mundur. Para ndërhyrjes së njeriut, bletët e egra mjaltëse ishin tepër të përshtatura në habitatin e tyre të egër. Si “koshere” këto bletë përdornin trungje apo zgavra në drunjtë dhe në tokë. Nuk ka koshere më të mira për bletët se sa këto “koshere” në natyrë. Prandaj, për shkak të sistemeve të sotme të mbarështimit, bletët nuk janë në gjendje ti rezistojnë goditjeve të klimës, sëmundjeve, rriqrave madje edhe sulmeve nga bletët afrikane. Duke i futur bletët në koshere artificiale (të bëra vetë), ne i shkaktuam bletëve stresi tepër të madh.

—-

Autor: Dr. Agim Nelaj

Qendra veterinare “ALBA” Sarandë

Gazeta Bujku e boton me leje të veterineret.com

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme