Search

Kjo është mënyra më e lehtë për të treguar nëse vezët tuaja janë ‘të vjetra’

258

Ju mund të jeni duke i hedhur vezë shumë të mira nëse i hiqni ato që kanë mbetur nga një duzinë kur të shikoni datën e shitjes. Ja se si të dini nëse ato vezë janë ende të sigurta për t’i thyer.

Para se të përgatitni ndonjërën nga gatesat e juaja të preferuara me vezë, është e rëndësishme të siguroheni që jeni duke gatuar vezë të freskëta. Por këtu është çështja: datat në kartonët e vezëve janë të paqarta (konfuze). Në disa shtete, paketuesit e vezëve duhet t’i vendosin datat e shitjes, ndërsa në të tjerat, ata duhet të vulosin datat e skadimit.

 Sidoqoftë, as data nuk tregon të gjithën sa i përket freskisë. Kjo për shkak se vezët mund të jenë dhe shpesh janë akoma shumë të mira pas datës – cilësdo datë – që është shtypur në pjesën e jashtme të kutisë së plastikës ose polistirolit.

 Nëse e keni marrë kartonin e vezëve nga pjesa e pasme e frigoriferit tuaj vetëm për të zbuluar se data ishte para më shumë se dy javësh, ndiqni këtë trik që do t’u tregojë nëse vezët janë të vjetra.

Si të kontrolloni freskinë e vezës suaj

Edhe pas datës së shënuar të skadimit të tyre, vezët e pulave janë shpesh, plotësisht të sigurta për t’i ngrënë, por para se t’i krisni, mund të bëni një test të shpejtë për të pasur një ide se sa janë të freskëta ato.

Mbusheni një tas të madh ose një gotë të gjatë me ujë të ftohtë. Vendoseni vezën lehtë në tas ose në gotë. Nëse do të përdorni një gotë të gjatë, atëherë vendoseni vezën në lugë dhe zhyteni në ujë ngadalë ashtu që të mos fundoset shpejt dhe të çahet.

Nëse veza zhytet dhe qëndron anash (shtrirë), ajo është shumë e freskët. Nëse zhytet, por qëndron drejt dhe lëkundet në fund të tasit ose gotës, ajo vezë është ende e freskët. Por është pak më e vjetër.

Së fundi, nëse veza pluskon, ajo vezë nuk është më e freskët.

Pse vezët e vjetra pluskojnë

Lëvozhgat e vezëve janë poroze. Derisa vezët janë duke qëndruar dhe duke u vjetruar, ajri hyn në vezë përderisa uji avullon. Sa më e vjetër që është një vezë, aq më shumë ajri depërton brenda lëvozhgës. Ndërsa sasia e ajrit rritet, gjasat e vezëve për të qëndruar mbi ujë rriten.

Gjithashtu cilësia e vezës bie me rritjen e vjetërsisë së saj. E bardha e vezës ose albumina, bëhet më e tretshme dhe më e holluar. E verdha humbet pak pluskueshmërinë e saj.

Ju do të mund ta shihni këtë në kohë reale nëse thyeni një vezë të freskët pranë një veze të vjetër në një sipërfaqe të sheshtë. Te veza e freskët, e verdha dhe e bardha qëndrojnë më të fryra (ose më lart), përderisa te veza e vjetër janë më të rrafshëta (shfryra).

Kur jeni në mëdyshje, përdorni testin e nuhatjes

Para se të hidhni ndonjë vezë pluskuese në plehra, është e rëndësishme të dini se një vezë e vjetër nuk është domosdoshmërisht e keqe. Në të vërtetë, vezët e vjetra shpesh mund të përdoren si të ziera apo në ëmbëlsirat e ditëlindjeve.

Në vend të kësaj, kur keni të bëni me një vezë pluskuese jini tepër të vëmendshëm ndaj vezës para se ta hidhni atë në një tigan ose tas përzierës.

Përdorni dy nga shqisat tuaja më të mira – shikimin dhe nuhatjen – për të vendosur nëse një vezë e vjetër është me të vërtetë e keqe. Vezët që nuk janë më të mira ose të sigurta për t’u përdorur prodhojnë një erë të fortë dhe të dallueshme. (Vezët e freskëta nuk kanë erë, kështu që nëse nuhatni ndonjë gjë kur t’i merrni erë, ka të ngjarë që veza të mos jetë e mirë.)

Po kështu, vezët që duhet të hedhen në plehra mund të tregojnë edhe shenja të rritjes së mykut ose baktereve kur t’i hapni ato.

Si t’i ruani vezët siç duhet

Pavarësisht nga dizajni i tyre i zgjuar, enët qeramike të vezës ose mbajtëset plastike në dyert e frigoriferit nuk janë vend ideal për ruajtjen e vezëve të freskëta. Lërini vezët që blini në kuti kartoni ashtu siç i keni blerë për t’i mbrojtur ato nga bakteret dhe plasaritja, dhe vendosni ato në ndonjërin raft brenda frigoriferit. Nëse i vendosni në derën e frigoriferit, gjasat janë më të mëdha që ato të thyhen gjatë lëvizjeve. Plus, temperaturat në derën e frigoriferit nuk janë konsistente. Ju ndihmoni shtimin e baktereve nëse i lini vezët tuaja të ngrohen dhe të ftohen në mënyrë të përsëritur.

Para se të vendosni kartonin në frigorifer, rrotulloni çdo vezë në mënyrë që fundi i ngushtë të jetë në majë dhe fundi më i gjerë të jetë poshtë.

Çdo vezë ka një vrimë të vogël ajri në fundin më të gjerë të vezës. Kur vendosni fundin më të madh (me vrimën e ajrit) përpjetë, ju ndihmoni në ngadalësimin e humbjes së lagështisë dhe rritjen e vrimës së ajrit.

 Përshtati: Kreshnik Telqiu  – /tesheshi.com / Gazeta Bujku


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *