spot_img
HomeLAJMET E FUNDITKështu do të mbajë moti për ditën e premte dhe fundjavë

Kështu do të mbajë moti për ditën e premte dhe fundjavë

spot_img

Anticikloni i Azoreve që po shtrihet mbi Evropën perëndimore dhe qendrore, ditëve të ardhshme do të shtrihet edhe mbi rajonin tonë që do të favorizojë me mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me diell. Temperaturat do të mbeten rreth vlerave mesatare, e në fundjavë një front i ftohtë do të kaloj në lindje të rajonit, që do të sjellë përkohësisht masa më të freskët ajrore, e temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë.

Moti i kthjellët do të dominojë për ditën e premte në Shqipëri. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës. Temperaturat pritet të sillen nga 17 deri në 27 ºC. Edhe të shtunë pritet të mbaj mot i ngjashëm. E diela do të jetë me mot të kthjellët me diell, ku temperaturat pritet të lëvizin prej 21 deri në 30 ºC. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndimit.

Parashikimi i motit për ditën e premte në Kosovë, do të jetë pothuajse i kthjellët, temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 23 ºC. Era do të fryjë 4 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Mot i kthjellët me diell do të mbajë ditën e shtunë. Temperaturat pritet të lëvizin nga 12 deri 24 ºC. Mot i ngjashëm pritet të mbaj edhe të dielën.

Motilokal portali i parë dhe më i plotë shqiptar që përcjell të dhëna të sakta të motit aktual dhe jep parashikimin e tij për të gjitha qytetet shqiptare dhe më gjerë, ju sjellë një Video për parashikimin e motit për ditën e premte dhe fundjavë për Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Evropë. /Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme