Search

Këshilla për ruajtjen e djathit

141

Djathi i cilësisë së mirë ka një ngjyrë të verdhë të lehtë. Djathi i mirë ka shumë pak vrima të vogla. Djathi kaçkavall ka një ngjyrë të verdhë të zbehtë dhe nuk ka erë të rëndë. I njëjti rregull vlen dhe për djathin kaçkavall që shitet në formë rriskash. Vjetërsia dhe cilësia e djathit kuptohen nga këto vrima.

– Djathi i butë, po ashtu dhe ai i forti, duhet të mbahet në ujë për të mos u tharë. Djathi që vendoset në ujë duhet marrë me kujdes.

– Para se të prisni djathin, është e këshillueshme që thika të laget në ujë, kjo ndihmon në prerje dhe thika pastrohet më lehtë.

– Kur ta vendosni djathin në frigorifer, mos e lini në enë të hapur. Duhet të keni kujdes që ta mbyllni enën me një kapak ose me letër prej plastike.

– Djathi kaçkavall, kur qëndron për një kohë të gjatë në frigorifer thahet. Nëse keni nevojë që ta ruani për një kohë të gjatë djathin kaçkavall renojeni atë dhe ndajeni në qese të vogla, të cilat duhet t’i vendosni në ngrirje. Në këtë mënyrë mund ta përdorni dhe në përgatitjen e byrekut apo të ndonjë ushqimi tjetër.

– Nëse në enën ku keni vendosur djathin vendosni pak sheqer, parandaloni prishjen e djathit, në të njëjtën kohë parandaloni dhe mykjen e tij.

– Lyerja me pak gjalpë e anëve të djathit bëhet pengesë për tharjen e tij.

– Në qoftë se doni ta ruani djathin në frigorifer për një kohë të gjatë, mbështilleni në një copë të hollë të lagur dhe kur kjo copë të thahet, lageni përsëri. Copa e njomur në uthull është efikase gjithashtu.

– Nëse djathin kaçkavall të tharë e lini për një periudhë kohe brenda një ene me ujë, do të shikoni që djathi do të zbutet.

– Për të renuar sa më lehtë djathin lëreni atë për 15 minuta në ngrirje.

– Djathin mund ta ndani në formë kubike dhe ta përdorni në sallatë.

– Pjesën e tharë të djathit, për të mos e çuar

dëm, mund ta përdorni në supë ose në ushqime të ndryshme.

– Një mënyrë tjetër për të përdorur në mënyrë sa më efektive djathin, është kjo: grimcat e djathit mund të përzihen me hudhër, piper, kripë, majdanoz dhe vezë, pastaj të hidhen mbi bukë për t’u pjekur në furrë. /Revista Vesë




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *