spot_img
HomeBUJKUBlegtoriKëshilla për fermerët që mbarështojnë bagëti të imta

Këshilla për fermerët që mbarështojnë bagëti të imta

spot_img

Për fermat e dhënëve

Kjo është periudha për përzgjedhjen e qengjave femra që do të mbahen për remont dhe qengjave meshkuj për ndërzim.

Qengjat meshkuj që do të mbahen për ndërzim të jenë nga prindër të ndryshëm dhe me vlera të larta racore, për të evituar bashkëgjakësinë dhe rritjen e prodhimtarisë. Për remontimin e tufës (përtëritjen), të mbahen 20-25% qengja femra të numrit të krerëve të deleve. Në qoftë se parashikoni të shtoni tufën kjo përqindje duhet të jetë më e lartë (30-35 %).

Fermerë, duhet të bëni kujdes në kalimin e të ushqyerit të dhenëve nga regjim stallor në atë në kullotë duke bërë një kalim gradual, për t’i mësuar ato me ushqimet e gjelbra. Periudha e përshtatshmërisë duhet të jetë për rreth dy javë. Kafshët para se të dalin në kullotë duhet të ushqehen me ushqime të thata (bar, kashtë etj). Pra nuk duhet të dalin në kullotë esëll.

Përshtatja graduale e kafshëve në kullotë do të evitojë stresin e kafshëve, që shprehet me ulje të prodhimtarisë dhe rezistencës së tyre, si dhe sëmundjen e tetanisë së barit, që shoqërohet me ngordhje të menjëhershme dhe masive të kafshëve, por edhe parandalimin e idigjestionit të thjeshtë.

Ju rikujtojmë së gjatë kësaj periudhe të bëhet vaksina kundër sëmundjes së agalaksisë (hirrëza), tufa të mbahet në kontroll për sëmundjen e enterotoksemisë (zorrëza) etj.

Detyrimisht të zbatohet skema e dehelmetizimit të qenëve, luftimi i parazitëve si Këshilla për fermerët që mbarështojnë bagëti të imta ekinokoku, sëmundje kjo që prek jo vetëm kafshët, por edhe njerëzit. Konsultohu me veterinerin.

Për fermat e dhive

Vazhdon fushata e pjelljes në zonat malore dhe është në përfundim në zonat fushore.

Për zonat malore:

– Vazhdoni të zbatoni këshillat, si higjiena e stallës, dezinfektimi, përdorimi i shtresës, sigurimi i ujit të pijshëm të pastër, dezinfektimi i kërthizës, pirja e kulloshtrës, grupimi i dhive sipas gjendjes fiziologjike dhe numrit të kecave të lindur, etj.

Për zonat fushore:

– Këpusni kecat mbas 60 ditë mëmëzimi, kur ata të kenë katërfishuar peshën e lindjes (mbi 12 kg). Këputja të bëhet e menjëhershme dhe për kecat të zbatohet ky racion ushqimor:

  • bar jonxhe i cilësisë së mirë 0.3 kg,
  • ushqime të koncentruara (tagjira, koncentratë etj) 0.3 kg/krerë në ditë,
  • ujë të pastër sipas dëshirës,
  • 2-3 gr/krerë/ditë kripë gjelle ose bllok mineralo-vitaminoz të vendosur në stallë për konsum sipas dëshirës.

– Siguroni higjenën e gjirit të dhive, enë të pastra për mjeljen, ruajtjen dhe transportin e qumështit. Bëni mjeljen e dhive dy here në ditë (mëngjes – darkë).

– Kujdes sëmundjen e koksidiozës së kecave. Bëni trajtim menjëherë mbas këputjes me sulfamidë. Konsultohuni me veterinerin. / Gazeta Agrobiznesi KASH / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme