spot_img
HomeBUJKUKapacitetet e IBK-së, mundësi për zhvillimin e bujqësisë sipas standardeve evropiane

Kapacitetet e IBK-së, mundësi për zhvillimin e bujqësisë sipas standardeve evropiane

spot_img

Instituti i Pejës, vendi ku analizohet cilësia e produkteve ushqimore e bimore në Kosovë.

Fermerët kosovarë kanë një adresë ku mund të kontrollojnë produktet ushqimore.

Në Institutin Bujqësor të Kosovës në Pejë, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kryhen analizat e tokës, por edhe të viruseve për bimët e mbjella.

Në pesë laboratorët e këtij instituti bëhet diagnostikimi i viruseve që ndikojnë në sëmundjen e kulturave bujqësore.

Drejtor i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci tregon se ky institucion ka peshë të madhe në sektorin e bujqësisë për shkak të identifikimit të problemeve që mund të kenë bujqit kosovarë me të mbjellat e tyre.

“Në këtë vend kryhen analiza për shumë lëndë. Analizat bëhen kryesisht në fushë dhe laboratore. Palët e interesit janë fermerë, konsumatorët e produkteve bujqësore dhe institucionet përgjegjëse që kujdesen për cilësinë e ushqimit”, thotë Geci.

Por shqetësuese mbetet degradimi i tokave bujqësore në tërë territorin e Kosovës.
E shkatërrimi i tyre po bëhet në disa mënyra.

“Shumë fermerë pa qenë të vetëdijshëm djegin amulloret, e kjo dëmton tokën pasi shkatëron pjesën e gjallë të saj. Republika e Kosovës nuk qëndron mirë sa i përket ruajtjes së tokës”, thotë Geci.

Degradimi i tokës po bëhet edhe nga disa faktorë tjerë.

Drejtor i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci thotë se degradimi rrjedh edhe si pasojë e përdorimit të tepërt të plehrave kimike, si pasojë e mosdhënies së materies organike dhe si pasojë e mospunimit të rregullt të tokave bujqësore.

Një projekt tjetër mjaft me peshë në këtë Institut është edhe sera eksperimentale, e cila është përuruar vitin e kaluar.

Këtu ruhet baza gjenetike e varieteteve autoktone si kultura e dardhës, e mollës dhe e varieteteve tjera.

Nga ky vend pastaj fidanet kalojnë në shartesë në fshatin Vitomiricë.

Arton Bekolli, që udhëheqë Drejtoratin për Prodhim Bujqësor tregon se këtu testohen edhe farat e kulturave bujqësore të importuara.

“Farat e kulturave bujqësore të importuara testohen me qëllim që më pas ato të futen në listën e lejuar për përdorim nga fermerët”, thotë Bekolli.

Instituti Bujqësor i Kosovës funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe vazhdimisht ofron mbështetje teknike dhe shkencore për departamentet teknike të MBPZHR-së.

Në IBK bëhen kontrolla të cilësisë së inputeve bujqësore, ushqimit dhe ruajtja e ambientit jetësor, gjithashtu bëhen edhe hulumtime të varieteteve të kulturave bujqësore si grurit, elbit, misrit dhe patates në kushtet agroekologjike të Kosovës.
Por prioritet ka edhe identifikimin e agjentëve të dëmshëm biologjik si dëmtuesve, patogjenëve, barojave të këqija e të tjera. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme