spot_img
HomeBUJKUKalbëzimi ngjyrë kafe i patates

Kalbëzimi ngjyrë kafe i patates

spot_img

Bakteria: Gracilicutes

Bimët në të cilat gjendet bakteria

Bakteret kanë mbi 200 lloje të bimëve nikoqire, por varietete të ndryshme patogjene mund të tregojnë lloje shumë të kufizuara të nikoqireve. Gjithandej, më të rëndësishme janë: domatet (Solanum lycopersicum), Musa spp., duhani (Nicotiana tabacum) dhe patatet (Solanum tuberosum).

Gjenotipi Fenotipi IIB sekuevar 1 (PIIB-1) dikur i referuar si raca 3 biovar 2 është i përshtatshëm për zhvillim në temperatura të ulëta dhe ka lloje të kufizuara të nikoqirëve: patate, domate dhe barëra Solanum dulcamara, Solanum nigrum.

Shtrirja gjeografike

E pranishme në Evropë, Azi, Afrikë, Amerikë, dhe Oqeani.

Simptomat

Vyshkje e shpejtë e gjetheve dhe kërcellit, në fund, bimët nuk arrijnë të shërohen, bëhen të verdha dhe nekrotike ngjyrë kafeje dhe thahen.

Simptomat e jashtme në zhardhokë mund të jenë apo të mos jenë të dukshme, varësisht nga gjendja e zhvillimit të baktereve. Vërehen shenja ngjyrë kafeje të unazës vaskulare. Me shtrydhjen e zhardhokut, nga unaza vaskulare rrjedh sekrecion bakterial. Rrjedhja bakteriale mund të dalë nga sytë dhe fundi patates.

Biologjia dhe morfologjia

Bakteri infekton bimën përmes rrënjëve të dëmtuara, plagëve rrjedhëse ose nëpërmjet stomatës.  Brenda bimës, bakteret lëvizin në tufa vaskulare, proces i cili përshpejtohet nga temperatura më e lartë, dheu i shtuar dhe lagështia e ajrit.

Rrugët e përhapjes

Distanca të shkurtra: materiali i farës së infektuar, makineria, pajisjet, dheu, uji i shiut, dhe uji për ujitje.

Distanca të gjata: materiali i farës së infektuar.

Periudha e marrjes së mostrave dhe inspektimit.

Mostrat e zhardhokëve pas vjeljes së patateve. Madhësia e mostrës – 200 zhardhokë. Mostrat e barërave të këqija gjatë periudhës së vegjetacionit dhe ujit të lumit apo ujitjes. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme