spot_img
HomeBUJKUKalbëzimi i qafës së rrënjës

Kalbëzimi i qafës së rrënjës

spot_img

Shkaktohet nga kërpudhat Pythium Spp.Prings. Patogjenët e kanë natyrë polifage dhe prekin disa specie bimësh bujqësore, sidomos në fazat e para të zhvillimit të tyre.

Simptomat

Në rastet e infektimit nga këta patogjenë me origjinë nga toka, ndodh kalbja e farës e kalbëzim i qafës së kërcellit dhe rrënjëve të reja.

Në indet e prekura në bazën e kërcellit krijohen njolla të errta (Figura. 21).

Mbi njollat formohen pulla myku të bardha, që paraqesin sporifikimin e kërpudhës. Kërcejtë kalben dhe këputen. Në kohë të lagësht dhe në toka të pa kulluara nga disa specie të patogjenit preken edhe frutat e gjelbërt ose të pjekur.

Menaxhimi i sëmundjes

Masa agroteknike: Mënjanimi i lagështisë së tepërt në tokë dhe sigurimi i temperaturës optimale rreth 180 C gjatë rritjes së fidaneve, ajrosje dhe dritëzimi sa më i mirë i fidanëve, përdorimi i farës së pastër nga këta patogjenë.

Kontrolli kimik: Për lufimin kimik përdoren dezinfektantët e tokës me veprim të gjërë si: Metam sodium, Formaldehyde etj. Gjithashtu kryhen trajtime të bimëve me Propanocarb, Metalaxil, Tiofonat metil, Carbendozine, Clorthalonil, Preparate bakri etj. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme