spot_img
HomeBUJKUJava fillon me mot të butë dhe shi, nga e mërkura ftohtë...

Java fillon me mot të butë dhe shi, nga e mërkura ftohtë dhe reshje bore

spot_img

Parashikimi i motit sipas Prishtina Weather ditëve të para të javës së fundit të nëntorit, një vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi rajon, që do të kushtëzojë mot kryesisht me vransira dhe të reshura shiu, ndërkohë që masat e ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare.

Mirëpo, nga dita e martë, orëve të pasdites dhe mbrëmjes masa të ftohta arktike nga veriu i kontinentit, gradualisht do të shtrihen mbi rajon, e pritet që reshjet e shiut t’i shndërrojë në reshje bore, e nga e mërkura edhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.

Nën kushte të një moti dinamik dhe parashikimeve për erëra mesatarisht të fuqishme, pritet përmirësim i cilësisë së ajrit, derisa indeksi i kualitetit të ajrit pritet të zbres në vlera normale dhe të mira.

Të hënë do të kemi mot të butë, kryesisht me vranësira, e gjatë ditës me intervale të shkurta me diell. Herët në mëngjes dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

Kurse e marta do të jetë kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu, që më vonë pritet të shndërrohen në borë. Në mbrëmje më ftohtë. Ditën e mërkurë në mëngjes vazhdojnë reshjet e borës. Gjatë ditës kryesisht vranët dhe ftohtë, e në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.

Ndërsa të enjten mot i ftohtë, në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore. Gjatë ditës pjesërisht vranët, e në mbrëmje kthjellime.

E premtja do te jetë mot i ftohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të pësojnë rënie të ndjeshme, në fillim të javës minimalet do të luhaten nga 4C deri në 7C, e deri të premten do të zbresin në -7C. Maksimalet nga 10C deri 14C, do të zbresin deri në +2C.

Të hënën do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 5-10m/s, e nga dita e martë nga verilindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike, në fillim të javës do të zbres thellë nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje të shpejtë mbi vlera normale.

No automatic alt text available.
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme