spot_img
HomeBUJKUIPKO Smart Agriculture – Ditët me shi dhe sëmundjet në bimë

IPKO Smart Agriculture – Ditët me shi dhe sëmundjet në bimë

spot_img

Me ardhjen e ditëve me shi, punët në fushë bëhen me intensitet më të ngadaltë. Kjo ndikon në qasshmërinë e makinave bujqësore në teren, pasi që rrugët kalohen me vështirësi. Prezenca e shiut në këto raste ndikon në rritjen e koeficientit të përqindjes për paraqitje të sëmundjeve në bimë. Sëmundjet si: Fitoftora, Kalbëzimet, Didimella dhe shumë sëmundje të tjera, vërehen si prezente në bimë pas ngritjes së temperaturave.

Java që shkoi u karakterizua me mot jo shumë stabil, reshje dhe rënie të breshrit, gjë që ndikon në paraqitjen e sëmundjeve tek pemët drufrutore, pemët e ulëta, si dhe kulturat perimtarie. Lëndimet nga breshëri janë vatër e infeksioneve në frutat e formuar, po ashtu shkaktar i shumë lëndimeve mekanike në bimë. Breshëri shkaktoi shumë dëme në kulturat bujqësore nëpër terrene të ndryshme të Kosovës.

IPKO- Stacionet Agrologjike gjatë ditëve në vijim kanë regjistruar të dhëna, që do t’ju ndihmonin fermerëve në punët për menaxhimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Me ngritjen e temperaturave të ajrit pas reshjeve, krijohen kushte ideale për paraqitjen e infeksioneve tek bimët. Spërkatjet kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve në ditët me shi nuk kanë ndonjë ndikim të caktuar, për shkak të shpëlarjes së preparateve nga reshjet e shiut. Gjatë javës që vjen temperaturat do të jenë të larta, moti i vranët dhe pritet të ketë reshje vende-vende, prandaj, aplikimi i masave parandaluese me preparate kimike kundër sëmundjeve, do të ishte e preferueshme pas largimit të reshjeve.

Fermerët mund të bëjnë spërkatjet kundër sëmundjeve si Fitoftora, Ndryshku, Zjarri Bakterial dhe Kalbëzimet, varësisht se tek cila kulturë bujqësore janë adekuate të shfaqen. Për spektrin dhe mënyrën e përdorimit të preparateve kimike, fermerët duhet të konsultohen me ekspertët e pemëtarisë, perimtarisë dhe mbrojtjes së bimëve.

Për t’u regjistruar në shërbimin PA PAGESË të projektit Agro ku do të pranoni mesazhe përmes SMS mbi kushtet agrologjike për kultura të ndryshme bujqësore, duhet të dërgoni e-mail në adresën [email protected] me këto të dhëna:

– Emri dhe mbiemri
– Kultura bujqësore
– Fshati/komuna
– Një koordinatë e tokës
– Numri i celularit (vetëm numra të IPKO-së)

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme