spot_img
HomeEKONOMIInstituti për Kërkime Ekonomike: Kosova duhet të gjejë tregje alternative për t’i...

Instituti për Kërkime Ekonomike: Kosova duhet të gjejë tregje alternative për t’i zëvendësuar produktet e Serbisë

spot_img

Instituti për Kërkime Ekonomike (INKE) me vëmendje po vëzhgon proceset eekonomike në të cilat po kalon Republika e Kosovës.

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për sanksione ekonomike ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës duke vendosur taksën 100% për produktet e vendeve të sanksionuara që eksportojnë në Kosovë.

Vendimi politikisht është korrekt pasi që mund të konsiderohet si kundërpërgjigje ndaj agresionit diplomatik serb që pengoi Kosovën të anëtarësohet në INTERPOL. Ekonomikisht vendimi duhet të trajtohet nga këndvështrimi mikroekonomik dhe makroekonomik.

Kosova domosdoshmërisht duhet të gjejë tregje alternative që do të zëvendësonin produktet e Serbisë. Produktet serbe dhe boshnjake do të ngritën automatikisht për të mbuluar koston e doganës, në anën tjetër shumë ndërmarrje prodhuese vendore do të ngrisnin çmimin për shkak që lëndën e parë e marrin në Serbi. Gjasat ekzistojnë që edhe shtetet tjera të rajonit të përfitonin nga kjo klimë tregtare duke rritur çmimet e produkteve, në theks të veçantë produktet e konsumit. Inflacionin do ta përjetonte tregu kosovar, specifikisht konsumatori – qytetari i Republikës së Kosovës.

Kosova zyrtarisht deklarohet si e orientur kah ekonomia e tregut, ekziston mekanizmi rregullativ shtetëror në disa raste – por caktimi i çmimit do të pengonte tregun në natyrën e tij funksionimi ku kërkesa dhe oferta përcakton çmimin.

Kërkesa do të zvogëlohej për shkak të standardit të ulët jetësor që nuk e përballon ngritjen e çmimit, oferta do të zvogëlohej për shkak të taksës së lartë. Rrjedhimisht për ekonominë kombëtare është situatë problematike kur zvogëlohet oferta dhe kërkesa në treg – më pak transaksione do të ndikonin edhe tek shporta e konsumatorit, por edhe tek makrostabiliteti.

Sugjerojmë që të kërkohen tregjet alternative, madje duke iu ofruar lehtësira në eksportimin e produkteve të tyre në Kosovë. Kosova nuk duhet të brengoset për marrëveshjen e CEFTA sepse Serbia dhe Bosnja janë shkelësit më të mëdhenj të saj duke penguar lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve nga Kosova. Kosova duhet të brengoset për evitimin e mundshëm të inflacionit dhe stabilitetin doganor.

Kosova me një plan të detajuar afatgjatë ekonomik mund t’i shmanget tregtisë me Serbinë pa pasur efekte negative në ekonominë kombëtare./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme