spot_img
HomeEKONOMIIndia do të shtojë tarifat doganore ndaj mallrave amerikane

India do të shtojë tarifat doganore ndaj mallrave amerikane

spot_img

Që nga 16 qershori, qeveria indiane do të shtojë tarifat doganore për 28 lloje mallrash të importuara nga ShBA-ja, duke përfshirë bajamet, fasulet dhe arrat.

Qeveria indiane e formuloi këtë listë të shtimit të tarifave në qershor të vitit të kaluar, si hakmarrje për shtimin e tarifave doganore të ShBA-së ndaj çelikut dhe aluminit të Indisë. Megjithatë, pala indiane e ka shtyrë disa herë datën e hyrjes në fuqi të tarifave doganore shtesë ndaj mallrave amerikane, duke shpresuar në nxitjen e bisedimeve përkatëse me palën amerikane. Por më 5 qershor të këtij viti, qeveria amerikane shpalli anulimin e statusit të vendit të privilegjuar të Indisë, me arsyetimin se “India nuk arriti të sigurojë hyrjen e barabartë dhe të arsyeshme të ShBA-së në tregun indian”. Një gjë e tillë shkaktoi acarimin e marrëdhënieve tregtare dypalëshe. /albanian.cri.cn

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme