spot_img
HomeBUJKUImplementimi i planit për monitorimin e mbetjeve, AUV dhe SHPQK rrisin bashkëpunimin...

Implementimi i planit për monitorimin e mbetjeve, AUV dhe SHPQK rrisin bashkëpunimin në funksion të sigurisë së ushqimit

spot_img

Me qëllim të implementimit në tërësi të Planit Kombëtar për Monitorimin e Mbetjeve për vitin 2020, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në ushtrimin e kompetencave të saj për mbikqyrjen e zbatimit të kontrollave zyrtare, ka autorizuar zyrtarët e projektit Transparenca dhe Neutralitetit i Mostrave të Qumështit (SHPQK) që të kryejnë marrjen e mostrave në fermat prodhuese të qumështit për monitorimin e mbetjeve në detektimin  preparateve mjekësore veterinare, substancave të ndaluara dhe kontaminatëve mjedisor. Sipas planit është paraparë që vetëm nga ky bashkëpunim të merrën 307 mostra të qumështit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, gjë që konsiderohet një kontribut i rëndësishëm nga ana e zyrtarëve të projektit, për mbrojtjen e shëndetit publik përmes sigurisë së ushqimit.

Bashkëpunimi mes AUV-së dhe SHPQK-së në implementimin e planit të mbetjeve, është rrjedhojë e aktiviteteve të përbashkëta në vazhdimësi të zbatimit të punës për monitorimin e cilësisë të qumështit në Kosovë. Gjatë këtij takimi z. Festim Rexhepi nga Drejtoria e Shëndetit Publik dhe z. Kujtim Uka nga Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë para të pranishmëve prezantuan në mënyrë të detajuar qëllimin, objektivat, rezultatet e pritshme, grupet dhe nëngrupet e substancave që do të kërkohen si dhe lokacionet e mostrimit. Po ashtu u demostrua edhe procedura e mostrimit dhe me këtë rast u bë edhe shpërndarja e materialeve të nevojshme për mostrimin.

Koordinatori i projektit z. Milazim Makolli prezantoi në mënyrë të përmbledhur aktivitetet e realizuara dhe ato në vazhdimësi, të cilat siç theksoi kanë arritur suksese të mëdha në drejtim të përmirësimit të cilësisë së qumështit të freskët nga ana e prodhuesve vendor. Z. Makolli shprehu edhe një herë gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me AUV dhe u zotua se detyrat e përcaktuara do të zbatohen me përpikmëri nga zyrtarët e tij, me mundësi që në të ardhmen të zgjerohet akoma më tej bashkëpunimi me projektet e reja në fushën përkatëse por jo vetëm. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme