spot_img
HomeLAJMET E FUNDITIKSHPK: Fillon zbatimi i masave parandaluese kundër etheve hemorragjike Krime Kongo

IKSHPK: Fillon zbatimi i masave parandaluese kundër etheve hemorragjike Krime Kongo

spot_img

Në Malishevë ka filluar repilimi i kafshëve në kuadër të strategjisë kombëtare për luftimin e etheve hemorragjike, e udhëhequr nga Ministria e Shëndetësisë dhe Këshilli ndërministror për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragiike.

Në fakt, ky është viti i gjashtë që po ndërmerren këto masa nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit.

“Instituti Kombëtar tashmë është në gjendje gatishmërie për të ndërmarrë masat profilaktike dhe kundërepidemike për të parandaluar epideminë e EHCC të planifikuara me kohë dhe të përfshira në Planin Operacional për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas Institutit Kombëtar që nga viti 2013 nuk është shënuar asnjë rast fatal me EHKK pasi që kemi realizuar me sukses masat profilaktike dhe kundërepidemike, ne duhet të vazhdojmë realizimin e aktiviteteve në terren sepse kemi të bëjmë me një sëmundje endemike, vdekjeprurëse dhe praninë e rriqrave në vatrat endemike të cilat bartin virusin e EHKK. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme