spot_img
HomeBUJKUBlegtoriIADK përkrahë edhe pesë blegtorë

IADK përkrahë edhe pesë blegtorë

spot_img

IADK në përpjekje për të përmirësuar cilësinë e qumështit ka përkrahur 5 përfitues me grante në sektorin e qumështit. Blegtorët/përfitues janë nga komunat: Vushtrri dhe Mitrovicë.
Secili përfitues është përkrahur me nga: 1 llaktofrizë me kapacitet 350L, 3 bidonë me kapacitet me 20L për qumësht dhe me nga 1 makinë mjelëse.
Kjo mbështetje që do t’ju lehtësojë punën e fermerëve, përmirësimin cilësia së qumështit, uljen e kostos së prodhimit dhe rritjen e fermës dhe shtimin e të hyrave në familjet e tyre.

Po ashtu për përfitues, ekspertët e IADK-së do të japin trajnime dhe këshilla profesionale varësisht prej kërkesave dhe nevojave që do të kenë fermerët.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër te projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”, financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW) nga Gjermania. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme