spot_img
HomeBUJKUIADK nënshkruan marrëveshjet për bashkëpunim me Komunën e Vitisë

IADK nënshkruan marrëveshjet për bashkëpunim me Komunën e Vitisë

spot_img

IADK ka filluar zbatimin e projektit ‘Përkrahja e grave dhe vajzave në fuqizimin ekonomik përmes vetëpunësimit dhe ngritjeve të kapaciteteve profesionale të tyre” si pjesë e “Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Projektit do të kontribuoj në fuqizimin ekonomik të grave duke krijuar mundësi punësimi dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre dhe të familjeve të tyre përmes ngritjes së kapaciteteve profesionale në përpunim të ushqimit.

Me qëllim të organizimit dhe zbatimit të projektit që të arrihen rezultate më të mira te përfituesit, më 13 Maj 2019 është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim (MpB) në mes të IADK-së dhe komunës së Vitisë. Marrëveshja për Bashkëpunim u nënshkrua nga Drejtor Ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti.

Sokol Haliti falënderojë IADK-në për mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Vitisë dhe premtoi mbështetej të vazhdueshme në implementimin sa më të suksesshëm të projektit. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme