spot_img
HomeBUJKUIADK nënshkruan kontratë me “Osa Termosistem”për tharëse termike

IADK nënshkruan kontratë me “Osa Termosistem”për tharëse termike

spot_img

IADK nënshkruan kontratën për tharëse termike të tipit dysheme me sipërfaqe të tharjes 40m2

U nënshkrua kontrata për tharëse të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike me sipërfaqe të tharjes 40m2, të cilat do të jenë moderne dhe do të ndikojnë në ruajtje të ambientit, kursim të energjisë deri në 70% dhe do t’i plotësojnë nevojat e tharëse të kultivueseve dhe grumbulluesve të BMA.

Në kuadër të projektit për BMA, kontrata fillimisht është nënshkruar për 10 tharëse, kurse deri në fund të zbatimit të projektit do të përkrahen 25 pika grumbullues me tharëse të njëjta dhe do të përfitojnë kultivuesit dhe mbledhësit e BMA nga e gjithë Kosova.

Tharëset me sipërfaqe tharëse 40m2 do të jenë të pajisura me rezervuar për akumulim të ujit të ngrohur, kaldajë adekuate, këmbyes për shfrytëzim të efektshëm të energjisë, regjistrues së të dhënave të temperaturës dhe lagështisë së tharjes së BMA-ve. Ky aktivitet do të ndikojë në stabilizim të sektorit të BMA, në përsosje të produkteve të thara, konsistencë të produkteve dhe rritje të eksportit të BMA.

Thirrja për aplikim është e hapur dhe të interesuarit mund të aplikojnë në projekt për përkrahje (ata të cilët aplikojnë më herët shërbehen).

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme