spot_img
HomeBUJKUIADK nënshkruan kontrata me 10 përfitues të serave në komunën e Skenderajt

IADK nënshkruan kontrata me 10 përfitues të serave në komunën e Skenderajt

spot_img

Në kuadër të projektit, është bërë nënshkrimi i kontratave me 10 përfituesit e parë të komunës së Skenderajt, në sallën e kuvendit të komunës së Skënderajt.
Me këtë rast Drejtori falënderoi IADK-në për përkrahjen e vazhdueshme ne projektet e bujqësisë.

IADK është duke zbatuar projektin ‘’Përfshirja ekonomike e të rikthyerve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale’’ përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Në kuadër të projektit për përfitimin e grantit kanë aplikuar 134 fermerë ne 5 komuna ku nga komuna e Skenderajt janë përzgjedhur deri tani 10 përfitues të serrave, me të cilët u nënshkruan kontratat. Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave morën pjesë Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Zenel Bujaku, drejtori i bujqësisë Sokol Sallahu, zyrtari për Komunitete dhe Kthim Fatmir Bajraj dhe përfituesit.

IADK do të monitorojë furnizimin dhe shfrytëzimin racional të grantit, duke i ndihmuar fermerët me asistencë profesionale, këshilla, trajnime për të ju ndihmuar fermerëve që mos të kenë probleme gjatë shfrytëzimit.

Fermerët janë ndarë shumë të kënaqur me rastin e nënshkrimit të kontratave për grantin e fituar dhe se janë shprehur të gatshëm te bashkëpunojnë në të ardhmen me ekspertet e IADK-së për një prodhimtari me të qëndrueshme në sektorët e bujqësisë ku kanë fituar grant. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme