spot_img
HomeBUJKUIADK fton studentët të aplikojnë për punë praktike

IADK fton studentët të aplikojnë për punë praktike

spot_img

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke  zbatuar projektinMundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës“ projekt trevjeçar (2017-2019), i përkrahur nga Donatori  Bread for the Word nga Gjermania. Projekti do të përfshijë komunat Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, Leposaviq, Zubin Potok, Shtime dhe Ferizaj.

Një prej objektivave të projektit është rritja e mundësive për punësim nëpërmjet punës praktike dhe trajnimit profesional për studentët dhe bujqit e rinj. Në kuadër të këtij projekti  janë paraparë edhe aktivitetet, siç janë: Trajnimet për punë praktike, Sistemimi në punë praktike dhe Puna praktike për studentët. Këto  aktivitete do të zbatohen në bashkëpunim me Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë Prishtinë , Fakultetin  e Teknologjisë Ushqimore nё Mitrovicё dhe Internacional Business College në Mitrovicë (IBCM).

Andaj ftohen studentёt nga Fakulteti i Bujqësisë  dhe Veterinarisë – Prishtinë, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore  në Mitrovicë si dhe Internacional Business College në Mitrovicë ( IBCM), që të  aplikojnë për angazhimin në praktika të ndryshme që përshtaten me profesionin e tyre. Numri i studentëve në këtë punë praktikë do të jetë gjithsej 30 për periudhën 2017-2019 dhe çdo vit do të përfshihen nga 10 student. Ky grup do të kryej  punë praktike në kompani, institucione dhe organizata të ndryshme, ndërsa do të kenë një kompensim simbolik, pёr tё mbuluar shpenzimet e ushqimit, të komunikimit dhe të udhëtimit.

Kandidatёt e përzgjedhur duhet tё plotësojnë kriteret e përcaktuara me projekt.

KRITERET QË DUHET  PLOTËSUAR  KANDIDATËT  JANË:

a)  Studentёt nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë Prishtinë, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore  në Mitrovicë si dhe Internacional Business College në Mitrovicë (IBCM), që janë në vitin e fundit të studimeve, ose që kanë përfunduar studimet në 2 vitet e fundit dhe që janë pa punë.

b) Studentët të interesuar për praktikё duhet të jenë nga këto komuna: Mitrovicë, Vushtrri, Skёnderaj, Leposaviq,  Zubin Potok, Shtime dhe  Ferizaj.

c)   Studentёt që shprehin gatishmëri/përkushtim për pjesëmarrje në trajnime dhe në punën praktike në kompani/agrobiznese, institucione dhe  organizata tjera.

d) Të paktën 30% e studentëve tё përzgjedhur nga grupi  duhet te jenë tё gjinisë femërore.

Aplikacioni mund të merren në zyrat e IADK-së, nё adresë fshati Sfaraçak i Ulët, Nr.11, Vushtrri ose online në faqet e internetit: www.iadk.org ose  https://fbv.uni-pr.edu/

Për të shfletuar aplikacionin, klikoni këtu

Aplikacioni mund të dorëzohet në zyrat e IADK-së ose përmes emali:  [email protected]

Për informata shtese mund të kontaktoni në  045 832 014 .

Konkursi për aplikim është i hapur nga data 14.01.2019 deri më 29.01.2019./ Gazeta Bujku     

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme