spot_img
HomeBUJKUIADK fton fermerët e Vushtrrisë dhe Shtimes për aplikim për sera

IADK fton fermerët e Vushtrrisë dhe Shtimes për aplikim për sera

spot_img

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), fton fermerët nga Komuna e Vushtrrisëё dhe e Shtimes që të aplikojnë për përfitimin e serrave për kultivimin e perimeve.

Përshkrimi i projektit:

IADK është duke zbatuar projektin “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset ruraletë Kosovës” të financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe të baskëfinancuar edhe nga komunat e lartcekura. Synimi i projektit eshtë përmirësimi i gjendjes ekonomike të familjeve në zonat rurale përmes krijimit të mundësive për rritje të prodhimit bujqësor.

Në këtë aktivitet do të shpërndahen 10 serra (Vushtrri – 6, Shtime – 4) me konstruksion nga metali i galvanizuar me sipërfaqe prej 160 m², të cilat do të jenë të shoqëruara edhe me sistem të ujitjes pikë-pikë, foli të zezë dhe fidanë të perimeve.

Të drejtë aplikimi kanë:

• Fermerët nga Komuna e Vushtrrisё & Shtimes, të cilët nuk kanë përfituar serra apo përkrhje tjetër më parë;
• Fermerët që kanë moshë nga 20-45 vjeç dhe që kanë tokë dhe fuçi puntore për punë;
• Përparësi do të kenë fermerët e zonave rurale me gjendje më të dobët ekonomike;
• Tё jenё tё gatshёm pёr bashkёfinancim nё vlerё prej 590 euro, pas pёrzgjedhjes si pёrfitues i serrёs;

Aplikacionet mund t’i merrni në zyrën e IADK-sё dhe nё Sektorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Shtimes, ndërsa dorëzimi i aplikacionit me dokumentet e kërkuara duhet të bëhet deri më 25.02.2019. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme