spot_img
HomeBUJKUIADK fton bletarët e Mitrovicës të aplikojnë për pajisje për bletari

IADK fton bletarët e Mitrovicës të aplikojnë për pajisje për bletari

spot_img

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), fton fermerët (bletarët) nga Komuna e Mitrovicës që të aplikojnë për përfitimin e mjeteve për bletari.

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT:

IADK është duke zbatuar projektin “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” të financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe të bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës dhe përfituesi. Synimi i projektit është përmirësimi i gjendjes ekonomike të familjeve në zonat rurale përmes krijimit të mundësive për rritje të prodhimit bujqësor. Në këtë aktivitet do të shpërndahen pajisje për bletari për 5 fermer nga Komuna e Mitrovicës.

Të drejtë aplikimi kanë:
• Fermerët nga Komuna e Mitrovicës.
• Fermerët që kanë moshë nga 20-45 vjeç dhe kanë fuçi punëtore të lirë për punë.
• Përparësi do të kenë fermerët e zonave rurale me gjendje më të dobët ekonomike.
• Përparësi kanë edhe femrat dhe minoritetet.
• Fermerët që nuk kanë përfituar grante apo subvencione për bletari nga MBPZHR , Komuna apo ndonjë donator tjetër.

Aplikacionet mund t’i merrni në zyrën e Drejtorisë për Bujqësi në Komunën Mitrovicës, ose në e-mail adresën: [email protected], ndërsa dorëzimi i aplikacionit me dokumentet e kërkuara duhet të bëhet deri më 20.05.2019, në zyrën e Drejtorin për Bujqësi, në Komunën e Mitrovicës apo direkt në zyrat e IADK-së në fshatin Sfarqak i Ulët nr.11, 42000 Vushtrri Republika e Kosovës .

Aplikacionet mund t’i merrni ne zyrat e IADK-së, dhe në Zyrën për Bujqësi në Komunën e Mitrovicës. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme