spot_img
HomeBUJKUBlegtoriHije skandali në Poloni: mishi i lopëve të sëmura në tregun evropian

Hije skandali në Poloni: mishi i lopëve të sëmura në tregun evropian

spot_img

Lopë të sëmura, fshehtazi dhe gjatë natës, pa mbikëqyrjen e veterinerit, janë therur në një thertore në rajonin polak Mazovia, dhe mishi i tyre pastaj është hedhur në tregun e BE-së, kanë zbuluar gazetarët investigues të britanikes The Guardian.

Një video e shpërndarë së fundi po shfaq hijet e një skandali.

Aty tregohet se si është bërë e mundur të konstatohet fakti i therrjes së lopëve të sëmura, mishi i të cilave dyshohet të jetë hedhur në treg. Gazetarët u kërkuan autoriteteve polake që të reagojnë dhe të informojnë të gjithë vendet anëtare të BE për rrezikun.

“Nëse ka pasur ndonjë dëshmi se ky mish është eksportuar nga Polonia, duhet të lajmërojnë të gjithë Evropën. Ajo duhet të angazhojë agjencitë rregullatore dhe forcave policore në të gjithë kontinentin”, paralajmëron Chris Elliott, një profesor i sigurisë ushqimore nga Belfast.

Polonia është ndër eksportuesit më të mëdhenj të mishit të viçit.

Sipas të dhënave të OKB-së, Polonia eksportoi 415,000 ton viçi me vlerë të paktën 1.5 miliard dollarë gjatë vitit 2017. Ky vend është eksportuesi i tretë i viçit në Evropë, i cili tregon për pasojat e mundshme të përhapjes së sëmundjeve të ndryshme dhe sëmundjeve të mishit që rrjedhin nga kafshët e tilla. /tesheshi.com/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme