spot_img
HomeEKONOMIHapet Konventa e Parë e Prodhuesve të Kosovës - bëhet thirrje për...

Hapet Konventa e Parë e Prodhuesve të Kosovës – bëhet thirrje për konsumim të produkteve vendore

spot_img

Sot është hapur Konventa e Parë e Prodhuesve të Kosovës, hapjen zyrtare me një fjali rasti të pranishmëve iu drejtua Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, i cili tha që prodhuesit janë pro tregtisë së lirë, prandaj edhe kemi ftuar edhe vendet e rajonit si Shqipëria dhe Maqedonia për të diskutuar për tregti dhe bashkëpunim rajonal. Mirëpo i respektojmë edhe masat e reciprocitetit për vendet që nuk i respektojnë marrëveshjet.

Panxha ka theksuar se prodhuesit po kanë vështirësi të depërtojnë në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

“Klubi i Prodhuesve së bashku me partnerët është duke u fokusuar në rritje të prodhimit dhe përgjatë këtyre ditëve të Konventës së Prodhuesve do të trajtohet kjo temë”, u shpreh Panxha.

Ndërsa ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka treguar që ministria e tij në vazhdimësi ka punuar që prodhuesit të vihen në një pozitë më të favorshme dhe të forcohet prodhimi në Kosovë, duke përmirësuar bilancin tregtar.

“Qëllimi është të bëhet një shtet 100 për qind i fortë”, ka deklaruar Shala.

Kurse ministri i Financave Bedri Hamza tha që qeveria ka punuar që me reformat dhe pakot e reja fiskale të përmirësojë dhe të lehtësojë gjendjen e të bërit biznes për prodhuesit e Kosovës. Po ashtu ju ka lehtësuar prodhuesve qasjen në financa.

Gjatë diskutimit për tregtinë rajonale dhe marreveshjen e CEFTA-së Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, tha që: “Ne kemi hy në tregti të lirë por i kemi pasur politikat ekonomike të gabuara për këtë tregti. Asnjëherë nuk e kemi pasur fokusin në ekonomi dhe ky ka qenë gabimi i yni”

Ndërkaq në fjalën e tij Nikolin Jaka nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë tha që është obligim i yni të ndërgjegjësohemi për problemet që kemi me tregtinë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Me mbledhjen e fundit te qeverive nuk ka asnjë afat apo realizim konkret të pikave të premtuara. Ai shprehi indinjatën që kërkesat e Forumit të Prodhuesve mbarë kombëtarë Shqiptarë nuk janë marrë parasysh dhe këkoi që të shtohet presioni për realizimin e tyre./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme