spot_img
HomeIntervistaHalimi: MBPZHR do të vazhdoj në përkrahjen e fermerëve dhe përmirësimin e...

Halimi: MBPZHR do të vazhdoj në përkrahjen e fermerëve dhe përmirësimin e bilancit tregtar

spot_img

Për këtë vit Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka ndarë 48 milionë euro për grante dhe subvencione. Sektorët të cilët do të përfitojnë më shumë nga kjo skemë janë sektori i qumështit dhe ai i rrushit.

Sekretari i Përgjithshëm i MBZHR-së, Kapllan Halimi, në intervistë për Gazeta Bujku, foli për grantet që ndanë kjo ministri dhe problemet e tjera që ballafaqohen fermerët kosovarë.

Gazeta Bujku: Sipas projektimit buxhetor të prezantuar në Buxhetin e Kosovës për vitin 2018, janë paraparë që të ndahen 48 milionë euro grante. Kur do të fillon dhënia e granteve për këtë vit?

Kapllan Halimi: Mendohet që publikimi të bëhet me 15 shkurt ose ditë pas kësaj datë dhe skema për aplikim për grante do të jetë e hapur për 45 ditë. Këtë vit kemi rritje në buxhet për rreth 3 milionë më shumë dhe besohet që do të jenë diku deri 48 milionë euro për subvencione dhe grante.

Gazeta Bujku: Cilët sektorë do të përfitojnë më shumë dhe a ka risi për ndonjë kulturë tjetër?

Kapllan Halimi: Sektorët të cilët përfitojnë më shumë në skemën tonë është ai i qumështit dhe ai i rrushit, për arsye se ka masa të çiftëzuara apo tre lloje të intervenimeve që bëhen nga Ministria e Bujqësisë, është për investime fizike për qumësht, për litër qumështi në bazë të cilësisë dhe përpunimi qëështë kategoria më e madhe e granteve që ka kjo ministri, ku kualifikohen përpunuesit e qumështit dhe kjo e kualifikon këtë sektor si më të madhin në përfitimin prej fondeve që ndanë MBPZHR-ja.

Kurse tek vreshtat apo te rrushi është për hektarë qëështë një pagesë e konsiderueshme prej 1,000 eurove, për investime fizike dhe përpunim apo në ngritjen e plantazheve të reja dhe ngritjen e kapaciteteve të përpunimit të verës, është edhe mbështetja për litër të prodhuar.

Gazeta Bujku: Janë ndarë me qindra mijëra euro grante dhe subvencione, a ka rezultate më gjithë këto investime që po i bënë Ministria e Bujqësisë?

Kapllan Halimi: Patjetër se po. Nëse jeni të sektorit atëherë mund të vëreni këtë në çdo cep të Kosovës. Nëse u kthehemi statistikave vitin e kaluar në nivel të fermës ka pasur ngritje 32 për qind, ka pasur ngritje të eksportit në produktet bujqësore vitin që lëmë pas, produktet malore jo-drusore kanë realizuar një ngritje të konsiderueshme të eksportit që kanë eksportuar mbi 9 milionë euro vetëm vitin e kaluar. Dhe është duke u bërë përmirësimi i bilancit negativ tregtarë që ekziston.

Pra e gjithë kjo përkrahje financiare që Ministria e Bujqësisë ofron tek fermeri, te kompanitë që merren me bujqësi e ka për qëllim që të përmirësoj bilancin negativ tregtar. Po synojmë që tëndërrojmë konsumin me produkte vendore. Tash pothuajse disa produkte gjatë fazës ku zhvillohen apo rriten në Kosovë, kanë shtrirje 100 për qind të tregut si dredhëza, rrushi dhe po mundohemi që edhe produkte të tjera t’iu japim një rëndësi tëveçantë që konsumatori të besojë në to dhe t’i konsumojnë në nivel me të lartë. Jemi duke punuar shumë në ngritjen e kapaciteteve të kompanive prodhuese për arsye të vazhdimësisë në kualitet. Konsumatori dëshiron të ketë kualitet dhe besim në prodhim për ta konsumuar.

Ne si institucion po mundohemi që t’i përkrahim kompanitë në ngritjen e kualitetit me skemat financiare që iu ofrojmë, por edhe në ngritjen e kapaciteteve edukative për të mbajtur këtëkualitet ndër vite për arsye se ndërtimi i besimit në përdorimin e konsumit vendor është një proces që merr kohë dhe neve po mundohemi që këtë proces ta lehtësojmë, të jemi si një ndërmjetësues ku të ngrisim vetëdijen e qytetarit se edhe prodhimi vendor është i kualitetit tënjëjtët me ato regjional apo evropian.

Gazeta Bujku: Duke e parë gjithë këtë investim që ka bërë kjo Ministri, sa ka bërë në promovimin e prodhimeve vendore?

Kapllan Halimi: Ministria e Bujqësisë është munduar shumë që krahas investimeve fizike apo paketës financiare për grante dhe subvencione të punojë edhe në edukimin e fermerit në trajnimin e prodhuesit por edhe në ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve apo të konsumuesit. Ju jeni dëshmitar se ne kemi bërë edhe një identifikim të simbolit të tokës tonë për të konsumuar sa më shumë prodhime vendore, mundohemi që në disa supermarkete që e kemi këndin e prodhimeve vendore. Ku prodhimet tona vendore do ta kishin një fokus apo një shtrirje apo një pamje të qartë ku konsumatori do ta ndiente veten me të afërt dhe me të sigurt për t’i blerë ato produkte.

Gazeta Bujku: Deri me tani në cilët sektorë bujqësor është investuar më shumë?

Kapllan Halimi: Ne si institucion jemi munduar të kemi një qasje të bazuar në përfitim ekonomik dhe jemi munduar që të përkrahim produktet bujqësore që kanë një vlerë të shtuar ekonomike dhe për këtë arsye i gjithë programi i ynëështë bërë për t’i përkrahur kulturat me vlerë të shtuar ekonomike. Për arsye se bujqësia ka një përqindje të lartë në Produktin e Brendshëm Bruto të vendit me 12 për qind, që së bashku me sektorin e ushqimit shkon në 25 për qind të tij, kurse punsueshmëria në nivel të tij arrin në 27 për qind.

Për këtë arsye ky është një prej sektorëve kyç në ekonominë e vendit dhe është kontribuues i madh në ngritje e punsueshmërisë në nivel vendi sidomos në zona rurale.

Gazeta Bujku: Sa po bën kjo Ministri që t’i stimuloj të rinjtë të mund të merren më shumë me bujqësi?

Kapllan Halimi: Ministria e Bujqësisë ka pasur edhe kritere afirmative për fermerët e rijnë dhe për gratë fermere. Do tëvazhdojë prapë programin për vitin 2018 që të ketë kushte afirmative për fermerët e rinj dhe për gratë fermere që ata të jenë më të avancuar në aspektin e përfitimit të kësaj skeme financiare për arsye se institucionet kanë për qëllim të mbajnë jetën në një nivel të konsiderueshëm edhe në zonat rurale.

Migrimi sot është një fenomen global dhe institucionet kosovare, Qeveria e Kosovës po mundohet përmes institucioneve të linjës të përkrahë qytetarët në zonat rurale që ata të kenë një ekonomi familjare të konsiderueshme që të kenë të hyra të gjeneruara në nivel të kënaqshëm që të kenë një jetë solide nëpër ato zona.

Gazeta Bujku: A janë kryer të gjitha pagesat për subvencione të viti 2017?

Kapllan Halimi: Po. Ndërsa për pagesa të subvencioneve ka pasur një listë me korrigjime që janë bartur në fund të janarit dhe janë bërë të gjitha pagesat për subvencione apo pagesa direkte.

Kurse për grante ka ende pagesa që janë duke u kryer për arsye se niveli i implementimit i projektit është më tepër sesa viti kalendarik dhe për atë arsye të gjitha projekte janë brenda afatit të kontratës për implementimin e tyre.

Por, pagesat direkte një listë me korrigjime që kanë pasur defekte teknike për vitin 2017 është bërë në fund të janarit 2018 kur është liruar buxheti është ekzekutuar edhe ajo listë. Tani vetëm nëse dikush ka gabime teknike por jo ndonjë pagesë qëështë duke pritur në tavolinën tonë.

Gazeta Bujku: Vitin e kaluar është miratuar nga Qeveria e Kosovës për dëmet natyrore, a kanë përfituar të gjithë ata që kanë qenë të dëmtuar?

Kapllan Halimi: Të gjitha vendimet për dëme janë ekzekutuar, dje kishte edhe një njoftim zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë se do të subvencionojmë të gjitha dëmet që kanë ndodhur ditëve të fundit nga vërshimet apo erërat e forta. Po mundohemi që për të gjitha periudhat kur ka dëme në bujqësi të jemi afër fermerëve. Kjo ndërlidhet edhe me limite buxhetore jo gjithmonë kemi mundur përkrahim të gjitha dëmet, por jemi munduar që një pjesë të dëmit ta mbulojmë dhe këtë do ta bëjmë edhe për këto të fundit.

Kemi filluar punën menjëherë në teren në ato komuna që ka pasur dëme dhe sa të marrim raportin detajuar do të hartojmë edhe vendimet me shuma nëpër të gjitha ato komuna.

Gazeta Bujku: Fermerët e pjesës veriore të Mitrovicës a do të kenë lehtësim për dokumentet kadastrale për aplikim, kur dihet se ata kanë probleme me sigurimin e tyre?

Kapllan Halimi: Jemi duke punuar për të gjetur një modalitet të dokumentacionit dhe për një metodologji se si ata të pajisen me këtëdokumentacion sepse është bazike për të përfituar nga Ministria e Bujqësisë.

Ne fatmirësisht kemi disa nëpunës të shërbimit këshillimorë që janë të vendosur në komunat veriore dhe po punojmë me këto komuna që të gjejmë një formulë të përbashkët se si t’i nxjerrin këto letra kadastrale dhe fermerët e asaj ane që të mos kenë vështirësi në procedimin e aplikacionit. Kështu që jemi duke punuar me gjithë komunitetin dhe besojmë që do ta bëjmë një zgjidhje që edhe ata të kenë të drejtën e aplikimit.

Gazeta Bujku: Kultivuesit e mjedrave vitin e kaluar kanë pasur disa probleme si me çmimin e shitje. Cili është komenti i juaj?

Kapllan Halimi: Çmimi i mjedrës ka pasur rënie në bursën globale dhe kjo ka ardhur nga kriza që ka qenë në Poloni si prodhuesi më i madh në gjithë Evropën apo ka pasur prodhim më të madh në shtetet e evropiane dhe ka rënë çmimi i mjedrës.

Mirëpo, kur të krahasohet çmimi i përgjithshëm ende mjedra kanë një çmim tëkonsiderueshëm, por edhe më rënien e këtij çmimi mjedrat në analizat tona sektoriale dalin që të kenë ende një çmim tëkonsiderueshëm në përfitimin e tyre.

Ministria e Bujqësisë është munduar që t’iu krijoj mundësi logjistike për plasimin dhe ruajtjen e mjedrës. Jemi munduar të kemi disa takime me të gjithë grumbulluesit e mëdhenj që t’u ofrojnë hapësirat e tyre ruajtëse edhe për ata që janë më të vegjël dhe nuk kanë hapësira ruajtëse deri në shitjen e produktit. Por kjo është përtej kompetencës tonë dhe në çmimet globale institucionet e Kosovës nuk mund të kenë ndikime në përmirësim as në lëvizjen e tij. Nëse prapë do të ketë lëvizje në çmim ne do të mundohemi të jemi afër fermerëve dhe kompanive prodhuese, e gjithë kjo varet nga trendi global. /Gazeta Bujku

Intervistoi: Shkëlzen Rrecaj

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme