spot_img
HomeBUJKUGrantet dhe subvencionet në bujqësi nuk kanë dhënë rezultatet e synuara

Grantet dhe subvencionet në bujqësi nuk kanë dhënë rezultatet e synuara

spot_img

Menaxhimi i sektorit të bujqësisë ka mangësi të theksuara që rrezikojnë efektivitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori. Edhe pse janë hartuar strategji dhe programe dhe për çdo vit ndahen rreth 48 milion euro nga buxheti i vendit për të mbështetur këtë sektor, nuk janë arritur rezultatet e synuara.

Raporti i auditimit të perfomancës “Menaxhimi i procesit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë”, tregon se ka mangësi në mënyrën e menaxhimit të dhënies së granteve dhe subvencioneve për fermerët dhe agrobizneset si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Mënyra se si monitorohen rezultatet e arritura nga financimet publike ka rezultuar me mangësi dhe nuk dëshmon që forma aktuale e mbështetjes financiare për fermerët dhe agrobizneset është adekuate. Auditimi ka nxjerr në pah se ka projekte të investuara që nuk janë aktive e që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mos zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e punësimit.

Sipas Raportit të Auditorit Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) përveç programeve të rregullta, ka miratuar edhe dy programe të veçanta të mbështetjes financiare në vlerë 8 milion euro, pa analizë paraprake dhe duke tejkaluar kështu kufijtë buxhetor të aprovuar. Kjo mënyrë e miratimit të programeve nuk siguron rezultate të qëndrueshme dhe mënyra e dhënies nuk siguron shfrytëzimin efektiv të fondeve publike.

“Dështimi në themelimin e strukturave sipas rregullave për Asistencë në Para-Anëtarësim për Zhvillim Rural (IPARD), ka bërë që Kosova, për dallim nga vendet e rajonit të mos përfitoj fonde nga Bashkimi Evropian për sektorin e bujqësisë. Si rrjedhojë, programet mbështeten nga buxheti kombëtar dhe mjetet e huazuara nga donatorët dhe organizatat financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, etj”, thuhet në Raportin e Auditorit.

Më tej në thuhet në Raportin e Auditorit thuhet se mungesa e komunikimit në mes të MBPZHR dhe komunave për mbështetjen e sektorit të bujqësisë ka mundësuar që aplikuesit e njëjtë të përfitojnë nga të dy nivelet, sikurse në rastin e komunës së Prishtinës.

Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm, lidhur me këtë auditim ka deklaruar se “Mbështetja financiare nga buxheti kombëtar për të zhvilluar sektorin e bujqësisë përmes qasjes së qëlluar strategjike dhe zbatimit të tyre ka një rëndësi të madhe dhe ka ndikim të gjerë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit. Në mungesë të menaxhimit të duhur, synimi për përmirësimin e sektorit të bujqësisë nuk është arritur. Prandaj, Qeveria dhe institucionet kompetente duhet të ndërmarrin veprime konkrete të strukturuara që të sigurohen se përdorimi i fondeve publike për zhvillimin e bujqësisë është adekuat dhe i orientuar në rezultate, në të kundërtën përdorimi i fondeve është i paarsyetuar.”

Zyra Kombëtare e Auditimit, ka dhënë rekomandimet e saj, të cilat kanë për qëllim të sigurojnë se autoritetet përgjegjëse, në radhë të parë Zyra e Kryeministrit dhe MBPZHR të sigurojnë një menaxhim të duhur për të siguruar që fondet publike për sektorin e bujqësisë të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes aktuale ekonomike dhe rritje të punësimit. Po ashtu, MBPZHR dhe komunat duhet të vendosin një koordinim efektiv për t’u siguruar që të mos ketë përfitime të dyfishta për të njëjtën kulturë bujqësore. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme