spot_img
HomeBUJKUBlegtoriGjilani shpërndau 31 mëshqerra për blegtorët

Gjilani shpërndau 31 mëshqerra për blegtorët

spot_img

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan, e mbështetur nga organizata për zhvillim rural “Mëshqerra”, ka shpërndar sot 31 mëshqerra barsë për blegtorët e kësaj komune.

Në ceremoninë e shpërndarjes, nënkryetari Arbër Ismajli, ka falënderuar partnerin OZHR Mëshqerra, për mundësinë e madhe për fermerët e Gjilanit.

“Në emër të kryetarit Haziri, sot po i shpërndajmë këto gjedhe, që është faza e dytë e projektit. Konkurrenca që i janë nënshtruar bujqit në bazë të thirrjes publike, ka qenë jashtëzakonisht e ashpër, pasi numri i aplikuesve e kalon numrin 100. Faleminderit partnerëve që kanë kontribuar dhe uroj që blegtorët t’i shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë”, ka thënë Ismajli.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, tha se për fat të mire, Gjilani e ka industrinë e qumështit jashtëzakonisht të zhvilluar që sot funksionin me 50 përqind të kapaciteteve.

“Nuk e di që ka mënyrë më të mirë për ta nisur këtë vit se sa duke e rritur fondin blegtoral edhe për 31 krerë mëshqerra barsë të racës së pastër Hollshtajn. Ky është kontigjenti i dytë që iu dedikohet blegtorëve. Një falënderim të veçantë për OZHR Mëshqerra, për mbështetjen e madhe në realizimin e këtij projekti, për t’i dalë në mbështetje bujqve. Interesimi i madh i fermerëve na bën që të vazhdojmë me këtë projekt edhe në të ardhmen”, ka thënë Ramadani.

Ai tha se janë përzgjedhur fermerët që kultuivojnë një deri në katër krer lope, ndërkohë që Komuna për çdo krer mëshqerre përticipon me 800 euro.

Drejtoresha e organizatës për zhvillim rural “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërguri, tha se falë punës së palodhshme të Komunës së Gjilanit dhe të Drejtorisë së Bujqësisë, kanë arritur që ta përmbyllin edhe projektin e dytë me sukses.

“Kjo është vetëm në të mirë të fermerëve të Gjilanit. Është bërë një punë shumë e madhe në terren, ku e kemi pasur shumë të vështirë në përzgjedhjen e përfituesve. Aty ku punohet drejtë, si në rastin e Gjilanit, ne gjithmonë do të jemi mbështetës të parezervë”, tha ajo./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme