spot_img
HomeBUJKUBlegtoriGjilani shpërndan pesë krerë gjedhesh për fermerët, donacion i shkollës së agrobiznesit

Gjilani shpërndan pesë krerë gjedhesh për fermerët, donacion i shkollës së agrobiznesit

spot_img

Komuna e Gjilanit, përkatësisht, Drejtoria e Bujqësisë, në bazë të memorandumit të bashkëpunimit me shkollën e agrobiznesit “Arbëria”, ka shpërndarë pesë krerë gjedhesh.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka deklaruar se ky aktivitet dëshmon se kjo shkollë është plotësisht aktive, rentabile dhe në shërbim të fermerëve.

Ndërkaq, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka deklaruar se nga ky donacion kanë përfituar fermerët më të mirë.

“Pas memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar mes Drejtorisë së Bujqësisë dhe shkollës së agrobiznesit “Arbëria”, sot jemi në implementim të projektit të dytë, apo donacionit nga kjo shkollë dhe përmes thirrjes publike i kemi përzgjedhur pesë fermerët më meritor për pesë krerë gjedhesh. Të njëjtën sasi e kemi shpërndarë edhe në muajin shkurt. Urime përfituesve”, tha drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani.

Kurse, drejtori i shkollës së agrobiznesit “Arbëria”, Xhelal Jetishi, ka thënë se kjo praktikë do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm.

Përndryshe, farmerët në këtë rast kanë marrëdhënie kontraktuale me Drejtorinë e Bujqësisë, janë të njoftuar për obligimet që i kanë për shkak se këto krerë gjedhesh nuk mund të shitet dhe të theren, por i destinohen përmirësimit racor./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme