Search

Gjashtë mënyra për të përgatitur çajin ndryshe

292

Për të gjithë ju që konsumoni çaj, më poshtë iu sjellim gjashtë mënyra se si ta përgatisni atë në mënyra të ndryshme.

Lexoni recetat e mëposhtme.

1. Çaj Kokosi

Përbërësit

400g qumësht kokosi
400ml ujë
2 lugë sheqer
2 bustina çaji
1 shkop kanellë

Përgatitja

Shtojmë qumështin e kokosit, ujin dhe sheqerin në një tenxhere. E përziejmë dhe presim derisa të valojë.
Ulim temperaturën dhe shtojmë bustinat e çajit dhe shkopin e kanellës.
E lëmë të ziej për 5 minuta.

2. Çaj Molle

Përbërësit

3 mollë mesatare të qëruara
1 shkop kanellë
2 lugë sheqer

Përgatitja

Hedhim lëkurën e mollëve në një tenxhere me ujë të valuar.
Shtojme shkopin me kanellë dhe sheqerin.
Pasi kanë zier për rreth 10minuta, kullojmë nga çaji lëkurën e mollëve dhe më pas është gati.

3. Çaj Matcha

Përbërësit

1 ½ lugë pluhur Matcha
1 lugë uji të valuar
½ lugë nektar agavi, sipas dëshirës
240 ml qumësht

Përgatitja

Hedhim pluhurin Matcha në një gotë të madhe dhe shtojmë në të ujin e valuar dhe një lugë nectar agavi.
I përziejmë derisa të marrin një masë të njëtrajtshme.
Shtojmë qumështin dhe pak pluhur Matcha si dekor.

4. Çaj Hibiskus

Përbërësit

2 lugë çaj hibiskus
60 ml ujë të nxehtë
180 ml qumësht
½ lugë nektar agavi, sipas dëshirës

Përgatitja

Hidhni çajin në ujë të nxehtë për 5 minuta.
Shtojmë qumështin dhe ½ lugë nektar agavi sipas dëshirës.

5. Çaj limoni me xhenxhefil ( ginger) dhe ( barishte mate)

Përbërësit

65g barishte mate
55g lëkurë limoni
1 lugë xhenxhefil

Përgatitja

Bashkojmë barishten mate me lëkurën e limonit dhe xhenxhefilin. I vendosim në një enë hermetike për një muaj.
Për përdorim, marrim 1-2 lugë çaj dhe I përziejmë së bashku me 240 ml ujë të nxehtë për rreth 5 minuta.
Mund të shërbehet e ngrohtë ose e ftohtë sipas dëshirës.

6. Çaj i ftohtë Tajlandez

Përbërësit:

Caj Tajlandez: 1l ujë, 25g gjethe çaji tajlandez
Shurup i thjeshtë: 400g sheqer, 360 ml ujë

Përgatitja

Në një enë të madhe, në një temperaturë të lartë, përziejmë ujin me gjethet e çajit Tajlandez. E lëmë të valojnë, më pas e kullojmë dhe e lëmë të ftohet në temperaturën e dhomës.

Përgatisim shurupin në një enë ku përziejmë sheqerin dhe ujin. E përziejmë vazhdimisht derisa sheqeri të jetë tretur mirë.
Masa e përftuar mund të shërbehet e ftohtë ose e ngrohtë sipas dëshirës. /Top Channel




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *