spot_img
HomeBUJKUGjashtë faktet që shpjegojnë arsyet se pse digjen gështenjat e Tropojës, në...

Gjashtë faktet që shpjegojnë arsyet se pse digjen gështenjat e Tropojës, në habitatin natyror më të vjetër në Ballkan!

spot_img

Arsyet pse digjet, pse dëmtohet dhe pse shkatërrohet ekosistemi i gështenjave të Tropojës, që shkakton edhe humbjen e kultivarit tradicional dhe fshirjen përfundimtare nga regjistri i fondit gjenetik të kultivarëve autokton të specie Castanea Sativa europiane, të kultivarit autokton të këtij habitati natyror me moshë të lashtë janë:

1. Lënia në informalitet, e pa riregjistruar në regjistrat e pronave të pa luajtshme të shtetit, në asnjë nga format e pronave që njeh Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë!

2. Mungesa e statusit të pronësisë! Që nga mesjeta deri në vitet e Pushtetit Popullor 1945, që u shtetëzua nga Shteti Shqiptar, ka qenë pronë private e njohur nga të gjitha regjimet. Me ndryshimin e sistemit shoqëror në vitin 1990, nuk ju dorëzua fshatrave prona e shtetëzuar në mënyre të dhunshme dhe të pa vullnetshme. Nga viti 1990 ekosistemi më i madh në Ballkan dhe me homogjenitetin gjenetik më të lartë në Evropë mbeti pa drejtim dhe trajtim teknik, menaxhim dhe administrim profesional.

3. Mungesa e caktimit të administruesit, menaxhuesit dhe drejtuesit teknik! Nga viti 1990 nuk ka administrator privat as shtetëror, drejtues teknik dhe as menaxher, dhe i gjendur pa administrator, ekosistemi ka pësuar dëme të konsiderueshme si nga faktorët biotik dhe abiotikë.

4. Mungesa e një ligji që e drejton, e zhvillon, e kontrollon dhe rregullon marrëdhëniet mes ekosistemit dhe komunitetit! Duke qenë pronë informale, pa drejtim teknik dhe administrim, pa status teknik dhe pronësie dhe pa një ligj që vepron mbi ekosistemin e gështenjës ka mundësuar dëmtimet e të gjitha llojeve dhe formave.

5. Mungesa e një strukture të përgjegjshme tekniko – profesionale të menaxhimit! Duke munguar një staf inxhiniero – tekniko dhe profesional, administrues e drejtues i përgjegjshëm dhe kompetent, ka krijuar hapësira te plota për dëme të gjithanshme dhe me intensitet të përshpejtuar.

6. Mungesa e një plani të zhvillimit perspektiv dhe të një projekti të mbarështimit teknik të ekosistemit agro-pyjor të gështenjës ka favorizuar përhapjen e patogjenëve të ndryshëm, shtimit progresiv të përhapjes së bimëve parazitare dhe gjysëmparazitare dhe dëmtimeve nga faktorët natyrorë.

Përgatiti: Shpend Nikoçi – Gështenja e Tropojës / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme