spot_img
HomeBUJKUGështenja, vlera, rëndësia dhe përdorimi

Gështenja, vlera, rëndësia dhe përdorimi

spot_img

Për të gjithë ata banorë që kanë fatin të jetojnë në një zonë që kultivohet gështenja, ose për ata që zgjedhin të rikthehen të jetojnë në këtë zonë, nuk duhet të humbin mundësinë për të kultivuar dhe mbarështuar gështenjën  për të mbjellë, jo një pemë të vetme, por disa pemë gështenje që do të jetë një kënaqësi shpirtërore jo vetëm për ata, por edhe për fëmijët, nipërit e stërnipërit e tyre.

Gështenja është pema simbol e komuniteteve malore që duhet ruajtur me çdo kusht dhe në çdo rrethanë. Ajo nuk duhet humbur në asnjë mënyrë, pasi kjo pemë ka pritë dhe përcjellë gjenerata të tëra të njerizimit që nga antikiteti e deri në ditët e sotme! Duhet ndryshuar koncepti për gështenjën. Ajo nuk është më një ushqim për të varfrit siç ishte vlerësuar në të shkuarën, por është një ushqim luksi i pasur me vlera ushqimore dhe shëndetësore, që kërkohet nga të gjitha shtresat e popullsisë për “Kurë Mjekësore” dhe “Dietë Ushqimore” që nuk duhet humbur, por duhet t’i shërbejmë, ta mbrojmë dhe ta përhapim sa më gjerë që kjo pemë të gjejë kushtet e përshtatshme.

Gështenja ushqim për njerëzit

Fruti i gështenjës hahet i freskët, i pjekur, i zier, por edhe mund të bluhet në miell për tu gatuar i vetëm, si dhe i shoqëruar me miellra të tjerë në raporte nga 30×70, 40×60, 50×50 sipas dëshirës dhe mundësisë, i përgatitur, si dhe i shoqëruar me produkte të tjera ushqimore.  Një metodë e përgatitjes së frutit për ngrënie është pjekja ! Pjekja kërkon paraprakisht që të çahet sado pak lëvorja e jashtme e frutit për të  parandaluar shpërthimin e frutave për shkak të zgjerimit. Sapo të piqet fruti, ka një erë karakteristike, tunduese dhe e pa përballueshme për shumë njerëz,  ka një shije të ëmbël , me një aromë delikate, e pa krahasueshme dhe shumë më e mirë se një patate e pjekur.

Kjo metodë e përgatitjes së frutit për ushqim  është e njohur në të gjithë boten si në Kinë veriore, në Portugali, Spanjë, Turqi, Greqi, Itali, Francë, Slloveni, Kroaci, Kore dhe Azinë Juglindore, ku mund të piqen gështenjat në zjarr të hapur, por edhe në vaskë me qymyr. Gështenjat mund të thahen dhe të kthehen në miell , nëpërmes bluarjes dhe pastaj mund të përdoren për të përgatitur bukë, ëmbëlsira, pasta, gurabia, amareta, çokollata dhe salcat. Mielli i gështenjës është zgjidhja më e mirë për ruajtjen për një periudhë të gjatë.  Buka e gështenjës mund të qëndrojë e freskët për tu konsumuar për dy javë. Frutat e gështenjës  mund të hahen edhe të ziera , përveçse të pjekura në skarë, dhe në receta të ëmbla dhe të shijshme. Ato mund të përdoren të shoqëruara me perime, mish të shpendëve, të viçit e tjera.  Gështenja e freskët nuk zhvishet lehtë kur të ftohet. Një kilogram gështenja të  prodhon rreth 700 g tul të ngrënshëm. Shijet e gështenjave ndryshojnë pak nga një specie në tjetrën dhe mund të ndryshojnë me kushtet në e habitatit eko-pedologjik ku rritet, por në përgjithësi era dhe aroma është e ëmbël dhe unike. Recetat dhe përgatitjet me bazë gështenjën po bëhen  pjesë e trendit të pjatave tradicionale dhe ushqimit më të mirë në kuzhinën italiane.

Gështenja ushqim i preferuar edhe për kafshët

Gështenja gjithmonë ka qenë ushqimi vendimtar i kafshëve. Ekosistemi i gështenjës përbën një kullosë shumë të larmishme për kafshët për të gjitha stinët, por vjeshta kur piqen gështenjat është hambari i mbushur dhe i ëmbël, që ushqen me shije dhe rritë plot majmëri dhjetra lloje kafshësh dhe shpendësh si ato shtëpiake, ashtu edhe të egra. Kafshët e mishit që ushqehen me gështenja japin mish të një standardi të lartë, shumë cilësor e të shijshëm. Kafshët e prodhimit të qumështit kur ushqehen me gështenja japin një rendiment rekord të prodhimit të qumështit dhe me vlerat më të larta proteinike dhe yndyrore.  Gështenja shquhet për tërheqjen e kafshëve dhe shpendëve të egra. Ky frutë është një ushqim i rëndësishëm për pëllumbat, gjelin dhe pulën e egër , derrin e egër, drerin, ariun, kaprollin, ketrat, vjedullat, lepujt, dhe disa gjitar te tjerë. Shumë insekte, flutura e larva ushqehen me frutet e gështenjës. Gjethet e gështenjës janë një burim i rëndësishëm ushqimi për çdo stinë për kafshë, shpend dhe insekte te ndryshme të egra.

Gështenja për lëndë drusore

Druri i gështenjës përmban shumë taninë e cila e bën drurin shumë të qëndrueshëm,  i jep atij rezistencë të shkëlqyer natyrore në mjedise të mbyllura dhe të hapura,  si dhe kursen nevojën për trajtime teknologjike dhe hidrotermike mbrojtëse. Druri i gështenjës është antioksidant duke mos vepruar fare mbi bakrin, bronxin dhe metalet inoks ndërsa fare pak mbi hekurin.

Druri i gështenjës është shumë i këndshëm, miqësore, i gjithë pranuar, dekorativ, ka një ngjyrë kafe të ndritshme , ndonjëherë ngatërrohet me drurin e lisit.  Në moshë të njëjte dhe në të njëjtën fazë të rritjes, një pemë gështenja përmban më shumë lëndë druri dhe me cilësi më të qëndrueshme sesa lisi me të njëjtat përmasa.

Druri i ri i gështenjës është më i qëndrueshëm se lisi për zdrukthëtari , por edhe për punime në tokë, siç janë hunjtë dhe shtyllat për vreshta dhe gardhe.  Pasi të arrihet rritja e plotë, druri i vjetër i gështenjës tenton të ndahet dhe të prishet. Gështenja ka shërbyer si një burim i rëndësishëm lëndë drusore, sepse ajo specie ka trungje të gjata dhe të pandara. Por druri i gështenjës humbet pjesën më të madhe të qëndrueshmërisë së tij kur pema e gështenjës është më shumë se njëqind vjeç.

Gështenja për ngrohje

Drutë e zjarrit e thatë të gështenjës digjen më së miri në një djegës të mbyllur, për shkak të tendencës së tij për të pështyrë në një zjarr të hapur.

Nuk duhet harruar dhe mohuar kontribut i pemës së gështenjës për njerizimin ndër epoka dhe duhet ruajtur konsiderata, respekti dhe mirënjohja ndaj kësaj peme që sot gjendët e kërcënuar për zhdukje.

Gështenja është burim natyror i rinovueshëm i t’ardhurave me rëndësi të veçantë për banorët e zonës malore.

Kur ka munguar buka, gështenja ka shuar urinë e t’parëve tuaj që nga antikiteti , është tregtuar fruti i sajë në çdo kohë dhe me çdo monedhë, është konvertuar me çdo mall dhe produkt si industrial dhe bujqësor, si misër, grurë, patate, fasule etj, është tregtuar lënda e sajë drusore në çdo etapë të historisë duke shtuar t’ardhurat dhe rritur nivelin e jetesës, ka kontribuar me lëndën e sajë drusore shumë cilësore në strehimin, meremetimin, mobilimin dhe orendimin e banesave të tyre.

Përgatiti: Shpend Nikoçi / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme