spot_img
HomeLAJMET E FUNDITGështenja pema që të shoqëron nga djepi në varr

Gështenja pema që të shoqëron nga djepi në varr

spot_img

Pema e gështenjës është pjesë e jetës, e së shkuarës dhe e së ardhmes, e kulturës edhe e historisë së komunitetit të rrethit Tropojë. Gështenja i dhuron foshnjës së sapo lindur djepin, e strehon gjatë jetës me lëndën e sajë drusore, e ushqen me frutat e sajë të shijshëm, e ngrohë me drurin e sajë dhe në fund të jetës i dhuron dërrasat e arkivolit për jetën tjetër. Dhe për këto arsye, gështenja është emërtuar si pema “Djep të varri”.

Miniera sado e pasur të jetë, ka një sasi të caktuar rezervash minerale dhe duke u shfrytëzuar vazhdimisht ato rezerva pakësohen sa vjen një ditë që ato shterojnë, ndërsa ekosistemi agro-pyjor i gështenjave të Tropojës është një minierë e pashtershme, i cili po të drejtohet ripërtëritja natyrore e orientuar drejtë ruajtjes dhe përmirësimit gjenetik të kultivarit vendor, ai e ripërtërinë vetveten dhe e bën këtë ekosistem të përjetshëm.

Gështenja ka qenë për një kohë të gjatë dhe vazhdon të jetë burimi kryesor i t’ardhurave për popullatën e zonave malore. Komuniteti rural me fare pak tokë për frymë, me mundësi të kufizuara për mbarështimin e blegtorisë, pa asnjë mundësi punësimi, prodhimet pyjore dhe veçanërisht gështenja ka mbuluar t’ardhurat kryesore të vitit për familjet fermerë. Gështenja ka kontribuar në mbijetesën e këtij komuniteti, në shkollimin e fëmijëve të tyre, rritjen e nivelit të mirëqenies së tyre, në mobilimin dhe pajisjen me orendi te shtëpive të tyre.

Fruti i gështenjës së Tropojës është më i kërkuari në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Kultivari tradicional i gështenjës së Tropojës, përfaqëson vlerat më të larta gjenetike të të gjithë kultivarëve të species evropianë. Të gjithë elementët përbërës të frutit, si proteinat, elementët kimik, karbohidratet, vitaminat, lipidet dhe fibrat i ka në vlera më të larta se kultivarët e tjerë evropian të kësaj specie.

Fruti i gështenjës së Tropojës, falë ruajtjes së kujdesshëm dhe trashëgimisë të këtij kultivari në epoka, falë kushteve shumë të favorshme eko-pedologjike, falë habitatit unik natyror me një mikroklime specifike për këtë kulturë, shtuar këtu edhe freskinë alpine të bjeshkëve, ja shtojnë vlerat frutit natyror, bio, vlera këto që e bëjnë gështenjën e Tropojës më të kërkuarën në tregun evropian, që tregtohet me çdo lloj monedhe dhe konvertohet me çdo lloj produkti e malli, që nuk njeh kriza tregu dhe rënie çmimi. Përballë këtyre prioriteteve që ka gështenja jonë me keqardhje detyrohem ta pranojmë se prodhimi i frutave të gështenjës ka pësuar një rënie dy deri tri herë në krahasim me vitin 1990.

Gështenja është nderi i tryezës , mrekullia e ushqimit, kënaqësia shpirtërore, frut i këndshëm si dhe ushqim i shëndetshëm , kurë efektive, oreks i pa përmbajtur dhe një dietë e ekuilibruar për një jetë të shëndetshme dhe me gjithë këto vlera ka ky frut. Fermeri tropojan nuk mund ta konsumojë për nevojat familjare, por e tregton për t’i siguruar t’ardhurat e domosdoshme për mbijetesë. Gështenja është pemë universale që produkti i sajë është edhe frut edhe ushqim njëkohësisht, siguron energji dhe absorbon lodhjen që sjellin punët e sezonit. Mielli i gështenjës përmban vitamina të ndryshme që ndihmojnë për të rritur nivelet e energjisë. Fruti i gështenjës është i këshilluar për sportistët. Mielli i gështenjës të jep niseshtenë, karbohidratet dhe fibrat që përmban gështenja gjithashtu siguron shumë energji dhe ndihmon në rritjen e eshtrave dhe organeve. Prandaj është një përbërës i përshtatshëm për fëmijët dhe adoleshentët në rritje. Mielli i gështenjës është mjaft e veçantë dhe ka një aromë tipike, zakonisht përdoret në një mesatare prej 60 për qind me miell gështenje dhe 40 për qind miellra të tjera, edhe nëse mund të përdoret vetëm. Nga ana tjetër, për të bërë bukë, 30 për qind mielli i gështenjës duhet të kombinohet me miell gruri ose misri. Mielli i gështenjës përdoret i vetëm, por edhe i përzier me miell orizi, i cili sjell ëmbëlsinë, mielli i gështenjës me maja misrit, sjell butësinë dhe mielli i gështenjës i jep aromën tipike të gështenjës. Sa më e lartë të jetë përqindja e miellit të gështenjës, aq më shumë ruhen vlerat tipike të gështenjës në kombinim.

Gështenja ju ka gjendur komunitetit malor duke shuar urinë në kohë krizash ushqimore dhe kohë luftërash, ka përballuar kriza ushqimore duke shpëtuar jetë nga mungesa e bukës në vitet me thatësirë, ka zëvendësuar bukën kur ajo ka munguar dhe për këto arsye është emërtuar si “Pema e bukës” dhe “Pema e Jetës”.

Është me interes të komunitetit dhe të biodiversitetit të zonës që të ruhet trashëgimia gjenetike e ekosistemit të gështenjës. Kultivarët autokton të këtij ekosistemi trashëgojnë vlerat superiore të subspecieve të gështenjës evropiane. Pasojë e ndryshimeve të ndodhura në ekosistem si rezultat i ndryshimeve klimaterike, i evolucionit të patologjive, infeksioneve, mungesës së drejtimit dhe të monitorimit teknik dhe shërbimeve kulturore të pemëve janë krijuar kultivar të rinj të hibridizuar natyralisht, me përshtatshmëri të lartë me kushtet e reja klimaterike te krijuara, me rezistencë të lartë ndaj faktorëve potencialisht të pa favorshëm për rritjen dhe riprodhimin e kultivarit autokton, me rezistencë të lartë ndaj stresit për ti përballuar faktorët e pafavorshëm. Këta kultivarë të rinj të hibridizuar natyralisht po dominojnë në përcaktimin e përbërjes gjenetike të ekosistemit dhe kane ndryshueshmëri të lartë me kultivarin autokton.

Problemi kryesor për të vijuar trashëgiminë gjenetike të kultivarëve të vjetër të species gështenje është se po rritet rreziku i shkatërrimit të plotë të kultivarëve autokton. Kemi të bëjmë me kultivarë të vjetër të cilët edhe pse janë me origjinë natyrore, janë kultivuar dhe ruajtur me kujdes në shekuj nga fermerët. Në dekadat e fundit si pasojë e mungesës së statusit pronësor, humbjes së përvojës së trashëguar në ruajtjen dhe trashëgimisë së kultivarëve të vjetër, si pasojë e dëmtimeve nga sëmundjet dhe dëmtuesve biologjik, si pasojë e dëmtimeve nga faktorëve natyror si dhe te prerjeve te paligjshme dhe zjarreve janë dëmtuar rëndë pemët e vjetra që përfaqësojnë kultivarët e vjetër.

Ekosistemi agro-pyjor i gështenjës, pemët e të cilit janë sulmuar dhe nënshtruar nga sëmundjet dhe bimët parazitare, është i dëmtuar nga faktorët natyror , po vuan anomalitë vegjetative dhe biologjike si pasojë e ndryshimeve klimaterike, po përballet me agresivitetin e egër njerëzor, gjendet e braktisur dhe e lënë jashtë kujdesit te strukturave qeverisëse dhe të pronarëve, po rrezikon shkatërrimin e strukturës gjenetike nga konvertimi në cungishte duke humbur vlerat ekonomike, kulturore dhe historike të tij.

Degradimi që ka shkaktuar sëmundja e kancerit të lëvores në gështenja është i konsiderueshëm duke dëmtuar rëndë gjendjen biologjike dhe ka ndikuar ndjeshëm në uljen e rendimentit të prodhimit të frutave. Një numër i madh i pemëve të rritura në pikun e prodhimtarisë së frutave kanë pësuar vdekjen e plotë biologjike, ndërsa një pjesë tjetër e konsiderueshme kanë humbur disa nga organet e kurorës duke përfshirë edhe aksin kryesor të pemës nga sëmundja duke dëmtuar rëndë gjendjen e tyre biologjike dhe për pasojë edhe prodhimin e frutave që po thuajse është përgjysmuar.

Gjendja e përgjithshme bio-patologjike e pemëve të gështenjës si dhe e ekosistemit agro-pyjor që këto peme formojnë gjendët shume e rënduar si pasojë e: Aktivitetit intensiv të sëmundjes së kancerit të lëvores. Dëmtimeve nga faktorët natyror si furtuna ,stuhitë , akulli e bora. Prerjeve ilegale për trafik tw lëndës drusore dhe nga zjarret. Degradimit biologjik natyror për shkak të moshës, pasi rreth 60 % e pemëve të këtij agrosistemi janë në moshën e pjekurisë dhe të tejpjekjes. Nga kush kërcënohet pema e gështenjës! a) Degjenerimi gjenetik i kultivarit autokton, si pasoje e sëmundjeve dhe dëmtuesve dhe lënia jashtë kujdesit njerëzor. b) Konvertimi nga pemë të larta – trungishte, në pemë të ulwta – cungishte si pasojw e eliminimit të pemëve të dëmtuara nga sëmundjet sipas metodës tradicionale të prerjes rrafsh. c) Mungesa e drejtimit teknik dhe një menaxhimi tw integruar, bazuar në planin e zhvillimit për rikthimin e kultivarit autokton nëpërmes ripërtëritjes natyrore të orientuar drejt përmirësimit gjenetik.

Statusi teknik i këtij ekosistemi është ai i prodhimit të frutave. Ekosistemi i gështenjës Tropojë, roli i tij dhe ndikimi që jep ky ekosistem në mjedisin natyror dhe biodiversitetin e trevës ku rritet, ja shumëfishojnë vlerat, si ato ekonomike, industriale, mjedisore, eko-turistike për funksionet mbrojtëse nga erërat e fuqishme, furtunat, stuhi, ortekët, rrëshqitjet, shembjet, ndikimi mbi klimën, mbi reshjet, mbi temperaturat, mbi burimet ujore, për ndikimin mbi peizazhin ekoturistik natyror .

Funksioni kryesor i ekosistemit të gështenjës është prodhimi: Destinacioni, prodhim i frutave, por nuk është kursyer edhe për prodhimin e lëndës drusore. Prodhimi i frutave është i përvitshëm, ndërsa prodhimi i lëndës drusore ka një cikël më të gjatë, ku fillon nga 20 vjet për lëndën e hollë dhe 60 deri 80 vjet për lëndën e trashë që është përdorur gjerësisht në ndërtim, “industrinë e mobileve, e ndërtimit, ndërtimin e hekurudhave, shtylla telekomunikacioni etj, si dhe drutë e zjarrit.

Funksionet dytësore janë prodhimi i gjetheve, luleve, lëvoreve që kanë përdorime të gjëra në farmaci, në industrinë e trajtimit të lëkurëve, industrinë kimike të ngjyrimit, në kozmetikë, në bletari dhe për ushqim blegtorie.

Funksioni Hidrologjik: Bimësia e ekosistemit të gështenjës, mbron tokën nga erozioni, ul shpejtësinë dhe forcën e lëvizjes së ujit në sipërfaqen e tokës , nuk lejon një avullimit të lartë, duke favorizuar një absorbim të drejtpërdrejtë nga bimësia. Pylli i gështenjave gjithashtu përthith zhurmat, kufizon dëmet e shkaktuara nga smogu, si dhe rregullon lëvizjen e ujërave nëntokësore dhe burimeve.

Funksioni klimatik: Masivet e pyjeve të gështenjave ndikojnë në sasinë e reshjeve, ndikojnë zvogëlimin avullimit të tokës, në normalizimin e temperaturave, erërave etj.

Funksioni i Mbrojtjes konsiston në krijimin e brezave mbrojtës pranë qendrave të banuara dhe tokave bujqësore për pengimin e erërave të fuqishme dhe mbrojtja nga dëmet e tyre, reshjet e fuqishme, ortekët, etj.

Funksioni estetik dhe i peizazhit: Druri i gështenjës është konsideruar si një pjesë e pazëvendësueshme e peizazhit, një e mirë publike të çmohen dhe mbrohen edhe për turizëm. Plantacione e krijuara dhe pyjet natyrore paraqesin një interes për vizitorët e pyjeve, pasi ofrojnë larmi të pasazheve natyrore, si dhe një ajër të pastër dhe të pasur me oksigjen.

Funksioni biologjik: Në pemën e gështenjës dhe në tokën rreth saj jetojnë miliarda qenie të gjalla, kafshëve të ndryshme, shpend të egra dhe mikroorganizma me rëndësi për bimët dhe tokën, siç janë insektet, krimbat, brejtësit, etj.

Gështenja , është pema që ka rritjen më të shpejtë, ka fuqi të lartë ekologjike, me ndikim vendimtar mbi mjedisin natyror, ekoturizmin dhe biodiversitetin, është pema që duhet të shihet më me interes dhe leverdi nga komuniteti i zonës, pasi çdo vit rregullon bilancin ekonomik te familjeve fshatare me prodhimin e përvitshëm të frutave që kërkohen nga tregu, por edhe konvertohen me çdo monedhë dhe mall, prodhimin e lëndë. /Gazeta Bujku

—- 

Autor: Shpend Nikoçi

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme