spot_img
HomeBUJKUGështenja - bahçja e Zotit ku bahet buka në lis

Gështenja – bahçja e Zotit ku bahet buka në lis

spot_img

Sot që akoma e kemi rezervën biologjike riprodhuese të kultivarit tradicional të gështenjës së Tropojës, qeveria dhe kultivuesit e kanë lënë pas dore. Kur tu bien ndër mend atyre për gështenjën do të jetë tepër vonë.

Gështenja është një pemë madhështore, pemë jetëgjatë, e përsosur, fisnike, me një trung gjigant, kurorë të gjerë, një impiant biologjik që prodhon fruta, dru, lëndë, gjethe, lule dhe hije, pasuron dhe përmirëson përveç tokës edhe mjedisin aty ku rritet.

Sot gështenja përveç leverdisë ekonomike dhe interesit për të ardhurat që siguron, kërkohet të ruhet edhe për kënaqësi, pasi pema e gështenjës vazhdon të luajë një rol strategjik në peizazhin natyror si një element i rëndësishëm për biodiversitetin, si pema që i përmbush të gjitha  funksionet ndaj mjedisit, në mbrojtjen e tokës, në ndikimin ndaj klimës, në normalizimin e temperaturave, në mbrojtjen nga efektet negative të erërave, në krijimin e një mjedisi të ngrohtë dhe miqësor për kafshët dhe shpendët e egra dhe që ofron mundësi për shfrytëzimin e lulëzimit të pemëve nga bletët të cilët me nektarin e tyre prodhojnë një mjaltë të çmuar dhe të pasur me vlera të pa zëvendësueshme, por për komunitetin rural shqiptar me mundësi të kufizuara punësimi dhe me nivel të ulët ekonomik, është burimi kryesor dhe vendimtar i t’ardhurave.

Duke parë që burimet natyrore të pa rinovueshme, rezervat e së cilave po shterojnë nga dita në ditë nga shfrytëzimi pa kriter dhe korruptiv, lind nevoja të përqëndrohemi tek ruajtja dhe menaxhimi i atyre burimeve që natyra i përtërin vazhdimisht dhe që gjenerojnë t’ardhura për komunitetin rural siç janë biodiversiteti, flora, fauna dhe ekosistemi agro-pyjor i gështenjës.

Ky burim natyror i rinovueshëm aq sa varfërohet gjatë përdorimit të tij , po aq mund të rikthehen në gjendjen e tij të mëparshme. Rigjenerimi i këtij burimi bëhet me një normë më të lartë sesa ulja e burimeve nëpërmes përdorimit. Ky burim i rinovueshëm mund të pushojnë së ekzistuari kur niveli i shfrytëzimit të tij është më i lartë se aftësia ripërtëritëse.

Sot “Ekosistemi agro-pyjor i gështenjës” Tropojë gjendet në nivelet minimale të ripërtëritjes së tij , për shkak të ndikimeve negative që shkaktojnë ndryshimt klimaterike, të mbingarkesës së mjedisit ogro-pyjor me infeksione dhe patologji, të mungesës së mbështetjes me shërbime kulturore dhe sanitare dhe të mbrojtjes dhe administrimit.

Pjesëmarrja e komunitetit në takimet e zhvilluara, me prezencë të cilësuar të fermerëve të gështenjës, prodhuesve, kultivuesve, ekspertëve, në praninë e organizatave të shoqërisë civile, në praninë e përfaqësuesve të qeverisjes vendore dhe specialistëve të pyjeve, nga një studim për të vlerësuar gjendjen vegjetative, gjenetike dhe patologjike, për të përcaktuar perspektiven dhe ardhmërinë e ekosistemit ishte një mundësi e jashtëzakonshme për një analizë të thelluar tekniko-shkencore dhe një mundësi e shkëlqyer për ta deklaruar gështenjën në “Emergjencë Ekologjike” dhe për të hartuar strategjinë e reabilitimit të ekosistemit për të siguruar vijimësinë e trashëgimisë gjenetike të kultivarit tradicional.

Pas konfirmimit zyrtar të shfaqjes së “Grerëza kineze” (Dryocosmus kuriphilus) në gështenjat e Mesit dhe Pultit – Shkodër, Masivi më i madh i gështenjave të Ballkanit që ndodhet në Tropojë është i kërcënuar seriozisht nga ky insekt shkatërrimtar!

Ekosistemi i gështenjës Tropojë pas një nënshtrimi 50 vjeçar nga patogjeni virulent i shkaktuar nga Cryphonetria Parasitica, sëmundje dhe dëmtues të tjerë, nga bimët parazitare dhe gjysëmparazitare, i braktisur dhe i lënë pa administrim, drejtim teknik, shërbime kulturore dhe sanitare për 30 vjet, ky insekt do të sjellë shkatërrimin përfundimtar të këtij ekosistemi.

Duke shprehur mirënjohjen për institucionet kërkimore dhe shkencore europiane dhe botërore që identifikuan insektin parazitar (Torymus sinensis ) i cili njeh si ushqimin e vetëm të preferuar Grërëzen Aziatike, (Dryocosmus kuriphilus) dhe prania e këtij insekti grabitqar minimizon ose zhdukë efektin dëmtues të “Grërzës Aziatike”, duke shpëtuar gështenjën nga ky insekt shkatërrimtar: Kërkojmë nga qeveria aktivizimin e strukturave kërkimore – shkencore që të  IMPORTOJNË insektin (Torymus sinensis ) këtij agjenti me nivelin më të lartë të parazitizmit , shumë të suksesshëm të kontrollit biologjik të (Dryocosmus kuriphilus), për ta instaluar në masivet tona të gështenjës , pasi është vertetuar se ky kontroll biologjik e ulë nivelin e infektimit nga 50% në 3%, i aplikuar në Itali, Francë, Spanjë, Portugali dhe vende të tjera në Europë, por edhe më afër nesh, si në Hungari e Kroaci në vitin 2014 dhe në Slloveni në vitin 2015. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme