spot_img
HomeLAJMET E FUNDITGërmia Park Wildlife kundër koncertit në parkun e Gërmisë: Shkatërron botën e...

Gërmia Park Wildlife kundër koncertit në parkun e Gërmisë: Shkatërron botën e egër

spot_img

Një grup fotografësh dhe dashamirë të botës së egër, natyrës Gërmia Park Wildlife përmes një shkrimi kanë reaguar për mos mbajtjen e koncertit në Parkun e Gërmisë (Sunny Hill).

Ata kanë treguar se gjatë përgatitjes janë duke bërë dëmtime me eskavator që nuk janë në favor të florës dhe faunës.

Gërmia Park Wildlife ka theksuar se zogjtë e ekspozuar ndaj ndotjes së zhurmës tregojnë simptoma të ngjashëm me ato që shfaqin njerëzit kur vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik.

“Pra duke i kuptuar dëmet afatshkurtër që i bëhen shpezëve (në këtë koncert tre ditorë) sigurisht që dëmet afatgjate janë më të mëdha, ku ndoshta do ketë edhe migrim të zogjve nga muzika tre ditor e koncertit”, kanë theksuar Gërmia Park Wildlife.

Komunikata e plotë e Gërmia Park Wildlife

Si dashamire të natyrës, me rastin e organizimit të koncertit në Parkun e Gërmisë (Sunny Hill), Germia Park Wildlife, reagon kundër mbajtjes së tij. Kjo, duke pas parasysh punimet me eskavator brenda Parkut të Gërmisë, si dhe rrethojat që janë bërë nëpër drunjtë të ngulitura me gozhda dhe punime të tjera që nuk janë në favor të Florës dhe Faunës. Duke marrë parasysh që koncerti do filloj në orët e mbrëmjes pikërisht në kohen kur shpendët, zogjtë vetëm se fillojnë gjumin, zërat e lartë nga ndotja akustike që do bëhet do i tremb dhe është e ditur që shumica e shpezëve në errësirë kanë pamje të dobët dhe nga frika në ikje, mund të lëndohen dhe vështirë se do kthehen në foletë e tyre. Sipas studimeve të Universitetit në Florida, Zogjtë e ekspozuar ndaj ndotjes së zhurmës tregojnë simptoma të ngjashëm me ato që shfaqin njerëzit kur vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik, raportojnë studiuesit. Pra duke i kuptuar dëmet afatshkurtër që i bëhen shpezëve(në këtë koncert tre ditorë) sigurisht që dëmet afatgjate janë më të mëdha, ku ndoshta do ketë edhe migrim të zogjve nga muzika tre ditor e koncertit. Duke marrë në konsideratë rëndësinë e Parkut të Gërmisë, sidomos kur bëhet fjalë për një zonë siç është Peizazhi i Mbrojtur i Natyrës “Germia, ligjërisht nuk do duhej lejuar mbajtja e një aktiviteti te tillë, dhe marrja e lejes për një aktiviteti të tillë sigurisht që bie ndesh me parimet e ruajtjes së natyrës.

Ne i bejmë thirrje Komunës së Prishtinës, Ministrisë se Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe të gjithave institucioneve në Republikën e Kosovës që në të ardhmen të mos lejohen zhvillime të tilla në Parkun e Gërmisë. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme