spot_img
HomeLAJMET E FUNDITFusha me livando në Koplik, triumfon mes 35 mijë fotografive

Fusha me livando në Koplik, triumfon mes 35 mijë fotografive

spot_img

“Colours of Albania” shpalli 5 fotografitë më të bukura të edicionit të 4 në një festë që i dha jetë për një natë kalasë së Rozafës.

Fusha me livando në Koplik të Malësisë së Madhe e Erisa Shabës u shpall fotografia që tregoi ngjyrat e Shqipërisë për vitin 2018.

Për ministrat Ditmir Bushati dhe Blendi Klosi, aktiviteti i këtij viti kishte një vlerë të veçantë!

BushatiKomponenti kulturor është i rëndësishëm për rilidhjen e Shqipërisë me kontinentin evropian.

KlosiNëpërmjet fotove, ajo duket e mrekullueshme, por duke takuar njerëzit, Shqipëria është e magjishme.

Trashëgimia kulturore është ura lidhëse mes të shkuarës dhe të ardhmes, por edhe pikë-takimi i Shqipërisë me Evropën.

Këtë mesazh dha në të parën dalje publike, ambasadori i BE Luigi Soreca.

SorecaColors of Albania ka patur një sukses prej hapave të parë dhe unmioni Evropian e ka mbështetur. Kultura dhe trashëgimia janë dy pika kyçe. Tema e këtij e përzgjedhur nga BE “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia evropiane”, është e rëndësishme, pasi ato janë urat lidhëse mes të shkuarës dhe të ardhmes. Kultura, diversiteti, që janë baza e BE, por gjithashtu edhe e këtij vendi të mrekullueshëm. Unioni evropian do të vijojë të mbështesë të tilla programe, pasi turizmi dhe kultura janë qendra e të ardhmes së këtij vendi”.

Nga 35 mijë imazhe, u përzgjodhen 100 të tilla për finalen, për t’u shpallur në fund 5 fitues. 2 prej tyre ishin turistë nga Italia dhe Polonia./oranews

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme