spot_img
HomeBUJKUFundjava e acartë, pa të reshura, mjegull në vise të ulëta

Fundjava e acartë, pa të reshura, mjegull në vise të ulëta

spot_img

11.01.2019 – Në ditët e fundjavës fusha të presionit të lartë nga Evropa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot më stabil dhe pa të reshura, me mjegull dhe acar në orët e mëngjesit.
Mirëpo, në fillim të javës sërish një vorbull ciklonike nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore arktike, përgjatë Italisë do të depërtojë në rajon, që do të sjellë sërish reshje bore.

Në fundjavë nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e me formimin edhe të mjegullave, cilësia e ajrit do të rritet në vlera të pashëndetshme.

12.01 – Acar. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull. Gjatë ditës pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

13.01 – Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që vende-vende mund të mbete edhe gjatë ditës. Në mbrëmje vonë vende-vende mundësi për borë të dobët.

14.01-15.01 – Të hënën ftohtë, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje bore, ku në orët e paradites mund të jenë më intenzive. Ditën e martë, shumë ftohtë dhe me erë. Pjesërisht vranët, kohëpaskohe me reshje lokale bore.

16.01 – Shumë ftohtë. Në mëngjes vranësira, e gjatë ditës kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të mbesin nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -12C deri në -6C, e maksimalet nga -3C deri në 0C. Në viset ku do të ketë mjegull, temperaturat mund të jenë më të ulëta.
Era do të fryejë lehtë nga verilindja dhe jugperëndimi 1-2m/s.

Shtypja atmosferike, do të shënojë rritje, por të hënën sërish do të zbres thellë nën vlera normale.

No photo description available.
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme