spot_img
HomeEKONOMIFilloi fushata 'Javët e Biznesit Kosovar 2018' me moton 'Unë konsumoj produkte...

Filloi fushata ‘Javët e Biznesit Kosovar 2018’ me moton ‘Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?’

spot_img

Aleanca Kosovare e Bizneseve bëri hapjen e fushatës “Javët e Biznesit Kosovar 2018” traditë 16 vjeçare me moton “Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?”, që mision ka rritjen e vetëdijes konsumuese me prodhime vendëse Made in Kosova e fillon nga sot.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, tha se qëllimi i “Javët e Biznesit Kosovar 2018”, është që sa më shumë të konsumohen prodhimet vendëse. E gjithë kjo bëhet për zhvillimin ekonomik të vendit.

AKB-ja, që nga themelimi misionin e saj e ka që të mbështes prodhimet vendore. Nuk është lehtë të udhëtosh mijëra kilometra që t‘i promovosh prodhimet e vendit.

Ai foli edhe për vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës ndaj Serbisë, ku tha se është një taksë e drejtë, kjo që ishte kërkesë që nga viti 2008 e AKB-së. Fituese e taksës prej 100 për qind janë bizneset vendëse, të cilat duhet prodhojnë e zëvendësojnë prodhimet në vlerë rreth 400 milionë euro nga Serbia.

“Serbia vetëm ekonomikisht e di mirë gjuhën e humbjes. Prodhuesit serbë po protestojnë në heshtje dhe se humbjet e tyre janë shumë të mëdha, pas taksës së marr nga Kosova“, tha Shahini.

Kreu i AKB-së, tha se në Kosovë mbetet një konkurrencë e padrejtë, ndërsa ashpërsia e saj vjen nga vendet e CEFTA-s. Serbia ishte e ashpër në Kosovë dhe gjithashtu shumë prezente me prodhimet e saj, e prodhuesit vendës nuk kanë mundur ta përballojnë këtë.

„Tash prodhuesit e vendit duhet të prodhojnë më shumë, por duhet të kenë kujdes edhe me çimimet. Kërkoj nga ata që mos ta shfrytëzojnë këtë moment për të keqen e konsumatorit dhe të mirën e vendit. Duhet të sakrifikojmë diçka nga vetja për të përfituar më shumë për shtetin“, tha Agim Shahini.

Kjo taksë tenton ta detyron Serbinë për 12 pikat e prezantuara në Bruksel që ti zbatoj. Serbia e di vetëm gjuhën e humbjes. Fitorja jonë është tek prodhuesit vendës. Furnizimi duhet të jetë konstant dhe ata duhet t‘í përgjigjen konsumatorit në çdo moment.

„Tregtarët e vendit i ftoj të i hapin dyert edhe më shumë për prodhim vendi. Kjo fushatë 1 mujore e ka këtë qëllim që të vetëdijësohemi, sepse nuk ka prodhime tona që gjenden në tregjet e Serbisë. Neve na ka munguar ky nacionalizëm ekonomik. Njëherë e përgjithmonë të vetëdijesohemi për konsumimin e prodhimeve vendëse“, tha kryetari i AKB-së.

Menaxherja Lumnije Ajdini, tha se tash gjashtëmbëdhjetë vjet e presin këtë vendim të Qeverisë, ku AKB-ja kanë bërë edhe thirrje për të konsumuar prodhimet vendëse.
Ajo tregoi se gjatë “Javëve të Biznesit Kosovar”, do të ketë aktivitete të ndryshme nga 27 nëntori deri me 14 dhjetor, ku do të ketë aktivitete të ndryshme.

Adiat Hajdari, prodhues i biberit Besiana nga Podujeva, vlerësoi lartë aktivitet e AKB-së për mbështetjen e prodhuesve vendës tash 16 vjet, ku përmes aktiviteteve do mundohemi t‘ i promovojmë prodhimet tona dhe të jemi sa më afër konsumatorëve. Në anën tjetër e mirëpresin edhe vendimin e Qeverisë.

Muharrem Osmani, prodhues i detergjenteve Euro comerc nga Mitrovica, tha se prodhimet vendore janë më të mira e më cilësore se ato serbe, ndërsa popullata jonë tash e kanë kuptuar këtë gjë.

Sylejman Konushevci, prodhues i vajit Biooil nga Podujeva, tha se pas vënies së taksës nuk do të ketë ngritje të çmimit, por vetëm ulje. Këtë punë që e ka bërë AKB-ja tash 16 vjet, ka bërë që qeverinë ta kuptoj se duhet të përkrahen prodhimet vendëse./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme