spot_img
HomeBUJKUFermerët prizrenas përfitojnë farë për mbjellje të misrit

Fermerët prizrenas përfitojnë farë për mbjellje të misrit

spot_img

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Egzon Elshani bënë shpërndarjen e farës së misrit, për përfituesit e projektit “Furnizimi me farë misri”.

Përfitues nga ky subvencion ishin të gjithë aplikuesit, pra 600 fermerë të Komunës së Prizrenit, të cilët u furnizuan me gjithsej 900 paketime të farës së misrit që do të mbillen në 450 hektarë.

Në një fjalë rasti, kryetari Haskuka shprehu se bujqësia është një prej prioriteteve të Komunës së Prizrenit, meqë ajo ndikon në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik. Kryetari Haskuka njoftoi se do të vazhdohet ofrimi i subvencioneve dhe të granteve për fermerë dhe uroi një vit të mirë dhe të begatshëm për ta. /Gazeta Bujku

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing

Image may contain: 3 people, people smiling, suit, wedding and outdoor

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme